Komposto Dardhe

Komposto dardhe e përgatitur në shtëpi dhe pa konservant na mundëson të shijomë ketë frutë ndryshe dhe gjatë gjithë vitit. Përgatitja e kësaj recete është shumë e thjeshtë por për një rezultat të kënaqshëm ju rekomandojmë të përdorni dardha të forta të llojit Kaiser ose Conference.

Komposto Dardhe

Prep Time30 minutes
Cook Time5 minutes
Total Time35 minutes
Course: Komposto
Cuisine: Global
Keyword: embelsire
Sasia: 4 vazo
Kalori: 169kcal

Përbërësit

  • 500 gr dardha
  • 200 gr sheqer
  • 500 ml ujë
  • lëngu i një limoni
  • vanilje
  • yll anise
  • fara karafili

Përgatitja

  • Fillojmë përgatitjen e komposto dardhe duke hedhur ujë në një enë se bashku me lëngun e gjysmë limonit. Lajmë dardhat dhe i ndajmë në mes duke hequr farat. I qërojmë dhe i vendosim në enën me ujë. Kështu vazhdojmë për të gjitha dardhat.
  • Vendosim gjysmë litri ujë në zjarr së bashku me sheqerin. Pasi fillon të ziejë shtojmë lëngun e gjysmës tjetër të limonit duke filtruar farat. Hedhim edhe farat e karafilit, yllin x gjithashtu edhe shkopin e vaniljes. Më pas transferojmë edhe dardhat. I lëmë në zjarr për rreth 5 minuta.
  • Komposto dardhës është pothuajse gati, ngelet të transferojmë frutat në vazo. Shpërndajmë frutat në mënyrë të barabartë dhe i mbushim me shurup rreth 2 cm nën bordin e vazos. I mbyllim hermetikisht dhe vazhdojmë më sterilizimin.
  • I vendosim vazot në një enë duke shtruar një rrobe poshtë dhe e mbushim me ujë derisa te mbulohen komplet. E vendosim në zjarr për rreth 30 minuta. I heqim dhe i lëmë të ftohen. Në këtë mënyrë komposto dardhe do të ruaj vlerat dhe shijen për një kohë të gjatë.

Ruajmë vazot me komposto në një vend te thatë dhe të erret.
Nëse ju pëlqejnë dardhat ju rekomandojmë të lexoni edhe recetën për lëng dardhe dhe të ndiqni videon ashtu.

Ju befte mire!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta për marmelatë fiku

Periudha ideale për të përgatitur marmelatë fiku, është fundi i gushtit. Kur fiku ka rritur pjekjen dhe ëmbëlsinë e duhur. Vazot me marmelatë fiku mund të konsumohen gjatë stinës së dimrit. Gjithashtu në faqen tonë mund të gjeni edhe recetën për reçel fiku.

Gliko me lëkura limoni

Lëkura limoni në shurup përgatiten me lëngun e portokallit dhe kanë një aromë fantastike. Përdorimi kësaj lloj gliko në recetat për ëmbëlsira është nga më të ndryshëm, shijes i jep një flagrancë aromatike por përdoret edhe si dekor.

Gliko Kumkuat – Mandarina Kineze

Do të shikojmë recetën për gliko kumkuat apo siç njihen ndryshe me emrin mandarina kineze. Kumkuat janë fruta të vogla të pasura me vajra esenciale dhe veti kundër tumorit. Këto fruta kanë një përdorim të gjerë në kuzhinë, ideale për të përgatitur marmelata apo komposto.