Karota në avull me vaj aromatizues

Perimet nuk duhet të mungojnë në tavolinë dhe mbi të gjitha karotat. Mënyrat që mund të përgatiten janë të shumta. Karota në avull është një recetë e thjeshtë dhe me shume vlera.

Karota në avull me vaj aromatizues

Prep Time10 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time20 minutes
Course: Salad
Cuisine: Mediterranean
Keyword: healthy
Sasia: 4 persona
Kalori: 140kcal

Përbërësit

  • 200 gr karota
  • vaj ulliri ekstra i virgjër
  • 1 thelbi hudhër
  • 1 lug çaji lëng limoni
  • majdanoz
  • kripë
  • piper

Përgatitja

  • Karotat duhet të jenë të freskëta dhe të plota. Nëse përmbajnë papastërti i kalojmë një herë në ujë të rrjedhshëm. Fillojmë duke i qëruar dhe pastaj duke prerë bishtat.
  • I lajmë edhe një herë karotat dhe i vendosim në pjesën e sipërme të enës me avull. Mbushim enën poshtë me ujë dhe nëse dëshirojmë hedhim disa erëza në të. Ose alternative mund të hidhni disa pika uthull balsamike dhe pak xhinxher. Pra alternativat janë të ndryshme, provoni ato që shkojnë më shijen tuaj.
  • Vendosim enën në zjarr, dhe e lëmë për 10/20 minuta. Koha mund të ndryshojë sipas madhësisë së karotave ose modelit të enës me avull. Gjithsesi bëni provë më një pirua duke shpuar karotat.
  • Pasi janë zier i heqim nga zjarri dhe i vendosim nëpër pjata. Tani përgatisim vajin aromatizues për ta hedhur sipër karotave në avull.
  • Në një enë të vogël hedhim vajin së bashku me pak kripë dhe piper. Shtypim hudhrën në shtypëse dhe e bashkojmë tek vaji. Gjithashtu grijmë shumë hollë majdanozin dhe e bashkojmë edhe këtë tek vaji aromatizues. Hedhim lëngun e limonit dhe i trazojmë të gjithë së bashku.
  • Tani që vaji aromatizues është gati e hedhim sipër karotave. Sallata karota në avull është gati. E lëmë rreth 10 minuta të marri shije dhe e shërbejmë.

Nëse ju pëlqejnë karotat, ju ftojmë të lexoni edhe recetën për sallatë me karkaleca ose sallate me luleshtrydhe.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Speca të pjekur

Specat janë shumë të shijshëm dhe mund ti përdorim në shumë receta. Por lëkura e tyre nuk tretet mirë. Në këtë recetë japim një sekret sesi mund ti heqim lëkurën e specave pa u lodhur shumë.