Gliko Mandarine – Receta Origjinale

Gliko mandarine me një shije intensive dhe një aromë të pa rezistueshme. Periudha ideale për të përgatitur këto ëmbëlsira fantastike të cilat mund të përdoren në shumë mënyra të ndryshme. Lexoni dhe shpërndani recetën për gliko mandarine me miqtë tuaja.

Gliko Mandarine – Receta Origjinale

Prep Time1 hour
Cook Time1 hour
Total Time2 hours
Course: Komposto
Cuisine: Global
Keyword: embelsire
Sasia: 4 vazo
Kalori: 150kcal

Përbërësit

  • 1 kg mandarina
  • 1 kg sheqer
  • 500 ml ujë
  • 1/2 limon

Përgatitja

  • Pasi lajmë mandarinat i shpojmë në mënyrë uniforme në disa vende. Mandarinat i hedhim në një enë me ujë të ftohtë dhe i lemë për 4 orë.
  • Më pas në një enë hedhim ujë të bollshëm dhe e vendosim në zjarr. Pasi të vlojë hedhim mandarinat, të cilat i lemë në zjarr për 10 minuta. Më pas i heqim dhe i kullojmë dhe i lëmë të ftohen.
  • Këtë procedure duhet ta përsërisim edhe tre here të tjera. Kë këtë mënyrë mandarinave i ikën hidhërimi.
  • Pra ujë të bollshëm dhe pasi fillon të vlojë, hedhim mandarinat për 10 minuta.
  • Në një enë tjetër hedhim 500 ml ujë së bashku me sheqerin. I vendosim në zjarr dhe sa të vlojë shtojmë mandarinat.
  • Mandarinat ziejnë në sherbet për gati 1 orë në zjarr të ulët. Në 10 minutat e fundit shtojmë lëngun e gjysmës së limonit. Sipas preferencës mund ti shtoni aromë vanilje.
  • Gliko Mandarine është gati, i hedhim nëpër vazo të sterilizuara dhe më pas i mbyllim me kapak.
  • Kjo recetë është versioni i shpejtë për gliko mandarine, nëse keni kohë të njëjtin rezultat arrini edhe nëse vloni për 4 ditë nga 10 minuta mandarinat në ujë me sherbet.

Ju sugjerojmë edhe recetën për gliko portokalli

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Komposto qershie

Është koha të mbushim vazot me komposto qershie. Komposto e qershisë ruan të gjitha vlerat e frutit dhe nuk krahasohet me produktet industriale. Përgatitja është e thjeshte dhe rezultati fantastik.

Gliko Portokalle

Kur flasim për llojet e glikove, gliko portokalle menjëherë na shkon mendja tek amvisat përmetare, të cilat janë mjeshtre perfektë për përgatitjen e tyre. Glikotë, amvisat zakonisht i përdorin për qerasje si dhe për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme.