Revani me limon

Revani me limon është një nga ato ëmbëlsirat me një shije delikate dhe aromë të freskët limoni që do t’ju magjepsë në copën e parë. Një ëmbëlsirë për tu provuar pasi është shumë ndryshe nga të tjerat, të lë një gojë një shije butësie.

Revani me limon

Prep Time10 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time40 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Italian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 170kcal

Përbërësit

  • 130 gr miell
  • 150 gr sheqer
  • 70 gr kos i bardhe
  • 70 gr niseshte
  • 120 ml vaj ulliri
  • 1 kokërr limoni
  • 2 kokrra vezë
  • 1 lugë e vogël pluhur për ëmbëlsira
  • pak sheqer pluhur
  • pak gjalpë

Përgatitja

  • Në një enë qelqi hedhim vezët së bashku me sheqerin dhe i trazojmë me rrahësin elektrik, derisa të kemi një lloj shkume dhe masa të fryhet.
  • Limonit i marrim lëkurën (vetëm pjesën e verdhë) dhe i shtrydhim lëngun.
  • Tek vezët e rrahura shtojmë vajin, lëngun e limonit, kosin dhe lëkurat e limonit qe hoqëm në fillim. I trazojmë edhe për pak çaste të gjithë përbërësit.
  • Miellin, niseshtenë dhe pluhurin për ëmbëlsira i sitim dhe i bashkojmë të tre përbërësit së bashku. Përbërësit e thatë i hedhim në masën e lëngshme dhe i përziejmë me anë të një shpatulle.
  • Masën për revani me limon e hedhim në tavën e pjekjes (tavë me diametër 24 cm) të lyer me pak gjalpë dhe spërkatur me miell.
  • Tavën e futim në furrë të para-ngrohur në 180 °C për 30 minuta. Pas pjekjes tavën e lemë edhe 15 minuta në furrë të fikur. Revani me limon është gati. Presim sa të ftohet dhe sipër shtojmë sheqer pluhur. E presim në copa dhe e shërbejmë.

Ju bëftë mirë!

Ju rekomandojmë edhe këto receta për ëmbëlsira:
Revani Tradicionale
Kek Revani

Mos harroni ta shpërndani këtë recete me miqtë tuaj!

3 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Bakllava me fistikë dhe sherbet shije limoni

Bakllava me fistike (pistachio) e shkrifet dhe sherbet në shije limoni. Një kombinim i mrekullueshëm për këtë recetë për bakllava të shpejtë. Përdorimi i petëve te holla filo e lehtëson disi punën dhe alternimi me frutat e thata e bën shumë të dëshirueshme këtë ëmbëlsirë.

Torte me smarties e kitkat

Torta e zbukuruar me smarties është një tortë plot ngjyra , me një efekt fantastik. Në të vërtetë është një tortë e thjeshtë për tu përgatitur. Bazën e tortës mund ta përgatisim një ditë më parë dhe ta zbukurojmë në momentin që e servirim.

10 receta ëmbëlsira me mollë

Një përmbledhje me receta ëmbëlsirash me mollë. Tortat me mollë janë shume te shijshme dhe mund ti përdorni si në mëngjes por edhe pasditeve të shoqëruar me çaj. Lexoni këto receta të thjeshta për ëmbëlsira me mollë.

Akullore me luleshtrydhe dhe kos

Një recetë verore fantastike, akullore me luleshtrydhe e kos përgatitur në shtëpi. Akullore shumë e butë dhe shija e freskët e luleshtrydheve të bëjnë për vetë. Duhet ta provoni këtë recetë për akullore te bere në shtëpi.