Patëllxhan me gjizë dhe bajame si antipaste

Patëllxhan me gjizë dhe bajame është një antipaste ideale për stinën e verës. Kjo recetë gatimi është shumë e thjeshtë për tu përgatitur dhe e shijshme. Në aperitiv me miq, me këtë recetë bëni një figurë të bukur.

Patëllxhan me gjizë dhe bajame si antipaste

Prep Time10 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time20 minutes
Course: Side Dish
Cuisine: Albanian
Keyword: healthy
Sasia: 4 persona
Kalori: 120kcal

Përbërësit

  • 500 gr patëllxhan
  • 200 gr rikota gjize pa kripë
  • 100 gr pesto kliko për recetën
  • 50 gr bajame
  • kripë
  • vaj ulliri
  • piper
  • gjethe qepe të njoma

Përgatitja

  • Për antipastën e patëllxhan me bajame fillojmë duke larë dhe pastruar patëllxhanët. I presim në feta për së gjati dhe i lyejmë me pak kripë e vaj ulliri.
  • Pas disa minutash nxehim skarën dhe vendosim patëllxhanët për tu pjekur. I kthejmë dhe pjekim mirë në të dyja anët. Patëllxhanët e pjekur i vendosim në një enë të ftohen.
  • Në një enë qelqi hedhim rikotën, salcën pesto dhe i përziejmë. Shtojmë dhe pak piper nëse na pëlqen. Përgatitjen për pesto mund ta gjeni në faqen tone.
  • Me këtë përzierje mbushim fetat e patëllxhanëve që poqëm. I radhisim patëllxhanët dhe sipër i hedhim nga një lugë mbushje. Grijmë sipër bajame.
  • Më pas e mbështjellim role dhe e lidhim me gjethe qepe. Ju mund të përdorni edhe ndonjë kunj druri. Vendosim patëllxhan me gjizë dhe bajame në pjatë dhe antipasta është gati.

Receta për pite me patëllxhan

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kunguj me domate e mocarela

Kjo pjatë e freskët është ideale për një aperitiv me miqtë apo për një antipastë të shijshme. Këto feta kunguj duken si pica të vogla, për vetë faktin që janë me salcë e mocarela sipër. Janë shumë të thjeshta për tu përgatitur, mjafton të pjekësh në zgarë fetat e kungujt e ti hedhësh sipër salcën dhe djathin. Pëlqehen nga e gjithë familja.

Antipastë me bukë të thekur me salca

Kjo antipastë është me të vërtetë shumë e shijshme. Kemi feta buke të thekura me salcë sipër. Salca ngjyrë kafe është një salcë tipike e Toskanës (Itali) që përgatitet me mëlçi pule. Eshtë me të vërtetë një salcë e zgjedhur. Salca me ngjyrë të kuqe është me bazë specka të kuq. KJo është një antipastë shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Salcat mund ti përgatisim një ditë më parë dhe i përdorim kur të na nevojiten. Jam e sigurt që të gjithë do të mbeten të kënaqur nga kjo antipastë e thjeshtë dhe e shijshme.