Receta më praktike për të përgatitur patëllxhanë turshi. Kjo mënyre përgatitje turshi mundëson konservimin e perimeve për një kohë të gjatë, ideale për periudhën e dimrit. Lexoni gjithashtu recetën për lakër turshi.
Si të përgatisim patëllxhanë turshi
Sasia: 4 vazo
Kalori: 240kcal
Përbërësit
- 3 kg patëllxhan
- 3 kokë hudhra
- 3 dega selino
- 3 tufa majdanoz
- 1 kg speca të ngjyrave të ndryshme
- 3 speca djegës
- 6 gjethe dafine
- 6 lugë gjellë kripë e ashpër
- 500 ml uthull
Përgatitja
- Si fillim për patëllxhanë turshi duhet të përdorim patëllxhan të freskët dhe me madhësi mesatare. Patëllxhanët i lajmë dhe i pastrojmë nga bishtat. Vendosim një enë me ujë në zjarr dhe hedhim në të tre lugë gjellë kripë. Patëllxhanëve i bëjmë një prerje për së gjati dhe i futim në ujin e nxehtë me kripë dhe i ziejmë për 2 minuta.
- Patëllxhanët i kullojmë dhe i vendosim në një rrjetë duke i lenë kështu për një natë.
- Ditën tjetër fillojmë përgatitim mbushjen për patëllxhanë turshi. Pasi ti kemi larë dhe fshirë të gjitha perimet i presim në formë rripash të hollë. Të gjitha perimet e prera i hedhim në një enë dhe i përziejmë me kripën e ngelur.
- Me këtë përgatitje do të mbushim të gjithë patëllxhanët me radhë. Marrim patëllxhanët që përgatitëm një natë me pare dhe në prerjen që kryem hedhim një lugë nga mbushja. Patëllxhanët e mbushur i vendosim në vazo njëri mbi tjetrin. Në çdo dy rrjeshta vendosim nga një ose dy gjethe dafine. Vazhdojmë kështu për të gjitha perimet.
- Ziejmë uthullën me pak lugë kripë dhe e lemë të ftohet. Pasi ftohet, shëllirën e uthullës e hedhim në vazo dhe vendosim peshë sipër, në këtë mënyrë patëllxhanët të rrinë fundosur. Patëllxhanët turshi i mbulojmë me napë për 5 ditë pastaj i vendosim kapakët. Në këtë mënyrë patëllxhanët do të rrojnë për një kohë të gjatë. I ruajmë në një vend të freskët dhe jo në ndikimin e dritës së diellit.
- Patëllxhanët turshi mund të konsumohen pasi kanë kaluar të paktën 2 muaj. Ju bëfshin mirë dhe mos harroni të abonoheni për recetat e reja.
Receta për lakra turshi