Kastravecë turshi

Kastravecë turshi është një recetë tjetër që na mundëson të konservojmë kastravec për një kohë të gjatë. Kastravecët duhet të jenë në madhësi mesatare dhe zgjidhni ata më cilësorët. Kastravecë turshi kanë një kosto të ulët dhe mund të shoqërojnë çdo pjatë ose mund të shërbehen gjatë një aperitivi midis miqsh.

Kastravecë turshi

Prep Time30 minutes
Cook Time5 minutes
Total Time35 minutes
Course: Salad
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 5 vazo
Kalori: 120kcal

Përbërësit

  • 2 kg kastravecë të vegjël
  • 200 gr kripë e trashë
  • 200 gr sheqer
  • 500 ml uthull
  • 1.5 L ujë
  • gjethe dafine
  • piper kokërr
  • pak karafil

Përgatitja

  • Lajmë kastravecët dhe i heqim ujin. Nuk është nevoja të qërohen mjafton të presim pak bishtin e majën. Në një enë hedhim përbërësit kripën, sheqerin, uthullën, ujin dhe e vëmë në zjarr.
  • Më pas shtojmë edhe kastravecët se bashku me erëzat dafine, karafil dhe piper. I lëmë për 5 minuta dhe më pas i heqim me kujdes dhe i sistemojmë nëpër vazo të sterilizuara. Duhet të mundohemi të vendosim sa më shumë kastravecë në vazo.
  • Lëngun në enë e hedhim më pas nëpër vazo duke i mbushur deri sipër. Sipas dëshirës mund të përfshijmë edhe erëzat në të ose mund ta kullojmë.
  • Vazot me kastravecë turshi i lemë 2-3 minuta të hapura, duke i parë mos kanë nevojë akoma për ujë dhe pastaj i vendosim kapakun. Vazot e mbyllura i radhitim në një enë tjetër të madhe me ujë të nxehtë. Enës i vendosim kapakun dhe një pecetë të mos dali avulli. Enën e vëmë në zjarr të ngadalshëm për pak minuta. Kjo shërben të vulosi vazot nëse nuk e keni hedhur lëngun të nxehtë.
  • Vazot me kastravecë turshi ruhen në vend të errët dhe të freskët. Kastravecët turshi mund të hapen për tu konsumuar pas 30 ditë dhe mund të ruhen rreth 1 vit.

Receta për lakra turshi

Ju bëfshin mirë nga Artigatimit.com

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Lulelakër e skuqur me vezë

Lulelakra është shumë e pasur me substanca të dobishme për shëndetin tonë. Në fakt nuk duhët të mungojë në tryezat tona. Kjo zarzavate është tipike e stinës së dimrit, e gjejmë deri në fillim të pranverës. Me lulelakrën mund të bëjmë disa receta si pjata të para apo garnitura për të shoqëruar pjata me mish a peshk. Ne kemi sjellë një recetë të thjeshtë e të shpejtë.