Caponata me patëllxhan është një pjatë tipike e Sicilisë. Bëhet fjalë për perime të gatuara me salcë agrodolce e cila i jep edhe një aromë të pa papërmbajtshme. Ekzistojnë shumë versione të kësaj recete siciliane në varësi të përbërëseve.
Caponata me patëllxhan – Recete Siciliane
Sasia: 4 persona
Kalori: 240kcal
Përbërësit
- 400 gr patëllxhan
- 150 gr qepë
- 150 gr selino
- 25 gr pure domate
- 1 lugë koncentrat domate
- 50 gr ullinj jeshil
- 30 gr kapra
- 50 ml uthull
- 1 lugë gjelle sheqer
- borzilok
- vaj ulliri
- piper i zi
- kripë
Përgatitja
- Patëllxhanët e larë i presim në kubik dhe i spërkasim me kripë të trashë. I lëmë kështu për 30 minuta, në këtë mënyrë eliminojmë hidhërimin. I skuqim në vaj të bollshëm dhe përsëri i lëmë të kullojnë mbi një letër kuzhine vajin e tepërt.
- Selinon e prerë në gjysmë rrathësh e ziejmë për 5 minuta dhe e kullojmë. Në një tigan kaurdisim qepën në zjarr të ngadalshëm për 10 minuta.
- Shtojmë edhe selinon e zier më parë. Më vonë shtojmë purenë e domates dhe koncentratin e domates të tretur me pak ujë. I vendosim kapakun dhe e lemë edhe 5 minuta në zjarr.
- Në tiganin me salcë shtojmë ullinjtë, kapra, sheqerin, uthullën, piperin dhe i trazojmë mirë. Nëse është nevoja shtojmë edhe pak ujë. I lëmë kështu për disa minuta. Shtojmë në fund edhe patëllxhanët e skuqur më parë.
- Caponata me patëllxhan është gati. Ju këshillojmë të shtoni edhe disa speca së bashku me patëllxhanët gjatë skuqjes. Kjo do të shtojë akoma më shumë shijen e kësaj pjate speciale.
- Shërbejmë caponata me patëllxhan duke vendosur sipër borzilok të freskët ose pak majdanoz.
Lexoni edhe Receta Italiane te tjera.