Tave pilaf turk me mish dhe rrush të thatë

Sot do të shikojmë një mënyre të veçantë për të përgatitur orizin. Pilaf turk me mish është një pjatë që duhet provuar patjetër. Kemi zgjedhur për të përgatitur një pjatë të parë me të vërtet speciale.

Tave pilaf turk me mish dhe rrush të thatë

Prep Time30 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time1 hour
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: oriz
Sasia: 6 persona
Kalori: 260kcal

Video

Përbërësit

  • 300 gr oriz për pilaf
  • 600 ml ujë
  • 100 gr mëlçi qengji
  • 400 gr mish qengji pjesë kofshe
  • 2 lugë salcë domate
  • 2 kokrra domate të pjekura
  • 100 gr rrush i thatë
  • 100 gr fistikë
  • 100 gr gjalpë
  • 1 lugë e vogël kanellë
  • 1 lugë e vogël sheqer
  • 1 kokërr qepë
  • vaj ulliri
  • kripë
  • piper

Përgatitja

  • Fillojmë duke pastruar mishin nga ndonjë pjesë kofshe dhe e presim në copa jo shumë të vogla. Më pas pastrojmë dhe lajmë mëlçitë e qengjit dhe i presim në kubike.
  • Vendosim një enë në zjarr dhe hedhim vaj ulliri dhe shtojmë edhe gjalpin. Më pas hedhim mishin e qengjit të prerë në copa jo shume të vogla. E leme të skuqet për disa minuta.
  • Në një enë tjetër, hedhim përsëri vaj ulliri. Pasi vaji ullirit nxehet, shtojmë qepen e grire hollë. E kaurdisim dhe me pas shtojmë mëlçitë e prera në kubik. I lemë së bashku të marrin një skuqje në zjarr të ulët. Tek ena më pas hedhim kanellën, pak sheqer, kripe dhe piper, i trazojmë mirë.
  • Gjithashtu shtojmë edhe fistikët e me pas rrushin e thatë por të regjur pak në ujë. Grijmë domaten edhe ja shtojmë përbërjes. Më pas shtojmë edhe salcën e domates. E trazojmë mirë të gjithë përbërjen. Ndërkohe bashkojmë edhe mishin që kemi skuqur më parë. E trazojmë mirë. Hedhim edhe ujin e ngrohte tek masa e përgatitur dhe e trazojmë.
  • Masën e përgatitur e lemë për disa minuta të marri një valë. Më pas e hedhim me kujdes në tavën ku kemi hedhur orizin. E përhapim mishin në mënyrë të njëtrajtshme dhe tavën e futim në furrë të para-ngrohur në 220° për 30 minuta.
  • Pasi të përfundoj pjekja e mishit dhe e pilafit , e shërbejmë sipas fantazisë.
  • Nëse ju ka pëlqyer kjo recetë për pilaf turk në tavë, shtyp butonin pëlqe dhe shpërndaje atë me miqtë tuaj.

Ju bëftë mirë!

2 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Bollgur me perime

Bollgur me perime është një recetë e thjeshtë dhe e shpejtë kur nuk kemi kohë për të gatuar. Zgjedhja e perimeve mund të jetë sipas dëshirës, mjaftojnë të jenë të freskëta dhe bio.

Rizoto me salsiçe

Rizoto me salsiçe është një pjatë shumë e shijshme dhe përshtatet mirë si për drek edhe për darkë mes familjarë ose miqve. Ndërthurur me djathë dhe përgatitur me lëng perime shtohen edhe vlerat ushqimore.

Oriz me kërpudha

Orizi me kërpudha është një pjatë shumë e mirë dhe e përshtatshme për të gjithë, sidomos për ata persona që kanë probleme të intolerancës ushqimore siç janë personat çeliak të cilët alergjia kryesore u vjen nga mielli i grurit. Kjo pjatë është e shpejtë, e thjeshtë e me një rezultat vërtet të kënaqshëm