Qofte me karota – Recetë e shpejtë

Qofte me karota është një recetë për garniture e thjeshte për tu përgatitur dhe shumë e shijshme. Këto qofte të shëndetshme përshtaten shumë mire më çdo lloj ushqimi qoftë drekë apo darkë.

Qofte me karota – Recetë e shpejtë

Prep Time20 minutes
Cook Time5 minutes
Total Time25 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Albanian
Keyword: antipaste
Sasia: 4 pesona
Kalori: 130kcal

Përbërësit

  • 250 gr karota
  • 2 qepë të njoma
  • 2 thelpinjë hudhër
  • 1 kokërr vezë
  • 10 ml qumësht
  • 100 gr miell
  • nenexhik
  • majdanoz
  • kripë
  • vaj ulliri

Përgatitja

  • Fillojmë duke pastruar karotat, i lajmë mire dhe i qërojmë. Me pas karotat i grijmë hollë në rende dhe hedhim në një enë. Pastrojmë qepët dhe i presim shumë hollë me anë të një thike. Bashkojmë edhe qepët së bashku me karotat.
  • Grijmë hudhrat ose i shtypim dhe së bashku me vezën, qumështin, miellin i hedhim tek ena me karota. Hedhim edhe kripën gjithashtu erëzat e grira imët.
  • Të gjithë përbërësit i përziejmë mirë sa të bëhet një masë e qëndrueshme. Masën e krijuar për qofte me karota e lemë te pushoj për disa minuta.
  • Më pas i marrim me dorë ose me lugë dhe i japim formën te rrumbullaket. I shtypin në dy skajet dhe i skuqim në një tigan te nxehte ku kemi hedhur vaj ulliri.
  • Qofte me karota janë gati, i shëerbejmë sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

Lexoni si te gatuaj kek me arra

Receta per qofte bollgur

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Perime në Avull

Perimet bëjnë shumë mirë për shëndetin tonë, sepse përmbajnë vitamina nga më të ndryshmet. Duhet ti konsumojmë sa më shumë gjatë vakteve. Perimet, në çfarë do lloj mënyre i gatuajmë, nuk duhen të jenë shumë të ziera sepse humbasin të gjitha vlerat ushqyese. Zierja në tenxhere me avull është mënyra më e mirë e më e shëndetshme për të gatuar perimet dhe jo vetëm. Në këtë mënyrë perimet nuk janë në kontakt me ujin dhe ruajnë të gjitha vlerat ushqyese.

Lakër e bardhë e zier – Receta te shendetshme

Lakra e bardhë e zier është një pjatë e shijshme për të shoqëruar pjatanca mishi apo peshku apo për tu konsumuar thjesht si sallatë. Koka e lakrës ka shumë veti të dobishme për organizmin tonë. Ajo është e pasur me kripëra minerale, me acid folok, vitamina A, vitamina C e shumë të tjera.