Ëmbëlsirë me mollë – Recete e shpejte me video

Ëmbëlsirë me mollë është një tortë e butë dhe e shijshme që mund të përgatitet shumë shpejt. E përkryer për në mëngjes apo pasditeve të pranverës. Ndiqni udhëzimet hap pas hapi si të gatuajmë një ëmbëlsirë me mollë, aromatike dhe të butë.

Ëmbëlsirë me mollë – Recete e shpejte me video

Prep Time15 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time55 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Italian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 190kcal

Video

Përbërësit

  • 700 gr mollë
  • 300 gr miell
  • 150 ml qumësht
  • 250 sheqer
  • 3 kokrra veze
  • 70 gr gjalpë
  • 5 gr kanellë pluhur
  • 5 gr maja për ëmbëlsira
  • 1 limon biologjik
  • pak gjalpë
  • sheqer pluhur

Përgatitja

  • Fillojmë duke qëruar mollët dhe i presim ne rripa. Mollët e qëruara i hedhim në një enë dhe i spërkasim me lëngun e gjysmë limoni. Në këtë mënyre fetat e mollës nuk do te nxihen. Hedhim sipër edhe pak kanellë pluhur.
  • Vazhdojmë me përgatitjen e brumit për ëmbëlsire me mollë. Fillimisht ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat. Fillojmë të rrahim të bardhat me rrahësin e vezëve ose rrahës elektrik derisa te bëhen shkumë e bardhë.
  • Me pas kalojmë tek te verdhat, bashkojmë sheqerin dhe i rrahim për disa minuta. Me pas hedhim gjalpin dhe i rrahim përsëri. Ne ene shtojmë edhe qumështin duke trazuar masën.
  • Është koha të shtojmë miellin e situr. E hedhim pjesë, pjesë në masën me vezë dhe e trazojmë vazhdimisht.
  • Ne fund, masës se përftuar i hedhim edhe vezët e bardha të rrahura më parë. E trazojmë më kujdes nga poshtë larte masën e brumit.
  • Në një tavë për ëmbëlsira ku kemi shtruar letër kuzhine edhe bordin lyer me gjalpë, hedhim gjysmën e masës së brumit. Sipër shtrojmë gjysmat e mollëve me kujdes duke mbuluar të gjithë sipërfaqen. Shtojmë pjesën e ngelur të brumit. Sipër vendosim përsëri pjesën tjetër të mollëve.
  • Ëmbëlsirës më mollë i shtojmë sipër edhe pak gjalpë. Ëmbëlsira është gati për tu pjekur.
  • E vendosim në furrë të nxehur paraprakisht ne temperaturën 180°C dhe e lemë te piqet për rreth 40 minuta. Koha e pjekjes varet nga intensiteti furrës, gjithsesi përpara se ta heqim, bëjmë provën nëse është pjekur.
  • Ëmbëlsirën me molle e lemë të ftohet dhe e presin në feta. Ëmbëlsirën e shërbejmë me pak sheqer pluhur sipër dhe ndonjë lugë akullore anash.
Embelsire me molle

Mos harroni ta shpërndani këtë recetë në rrjetet sociale për miqtë tuaj! Lexoni gjithashtu recetën për strudel me mollë apo edhe biskota me mollë.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Profiterol me krem Chantilly

Bigné të vogla të mbushura me krem Chantilly na krijojnë një version tjetër të profiterolit. Edhe ky version i mbushur me këtë krem të bardhë është shumë i mirë dhe i shijshëm. Baza gjithmonë janë bigné të përgatitura me Pasta Shu

Kek me kungull të verdhë

Receta për ëmbëlsirë kek me kungull është shpejtë për tu përgatitur dhe shumë e shijshme! Për këtë kek kemi përdorur kungull të verdhë, pasi karakteristikë e tij është se mund të bëhet brumë dhe i jep shumë butësi ëmbëlsirës.

Petulla Amerikane Pancakes me boronica

Një version tjetër i petullave amerikane, kësaj radhe pancakes me boronica. Këto ëmbëlsira janë të përdorura për një mëngjes të shijshëm dhe të thjeshtë. Pancakes me boronica shtuar sipër shurup panje dhe boronica janë akoma edhe më të shijshme