Byrek Role me Spinaq

Byrek role mbushur me spinaq është një mënyre e veçantë përgatitje. Me pak përbërës, kjo pjatë është e pasur në minerale dhe me një shije delikate. Byrek role është një pjate e thjeshte për tu përgatitur, le të ndjekim hapat në video recetën që kemi përgatitur.

Byrek Role me Spinaq

Prep Time35 minutes
Cook Time25 minutes
Total Time1 hour
Course: Snack
Cuisine: Albanian
Keyword: byrek
Sasia: 6 persona
Kalori: 170kcal

Video

Përbërësit

Për petët

  • 300 gr miell
  • 100 ml vaj ulliri
  • 150 ml ujë i vakët
  • pak kripe

Për mbushjen

  • 300 gr spinaq
  • 1 kokërr qepë
  • 1 fetë djathë i bardhë
  • majdanoz
  • kripe
  • piper
  • 10 ml vaj ulliri

Përgatitja

  • Fillojmë përgatitjen e recetës me brumin. Në një enë hedhim miellin dhe shtojmë vajin e ullirit. Me pas hedhim dhe pak ujë dhe fillojmë të përziejmë miellin. Shtojmë vazhdimisht ujë dhe përziejmë mire masën. Vazhdojmë ngjeshim brumin e formuar për rreth 15 minuta.
  • Pasi brumi ka arritur elasticitetin e duhur, siç mund të bëjmë dhe provën duke e shtypur, e vendosim në enë dhe e lëmë të pushoj për te paktën 30 minuta. Enën duhet ta mbulojmë më rrobë ose me qeske kuzhine.

Përgatitja e mbushjes

  • Vendosim një enë ne zjarr dhe hedhim pak vaj ulliri. Shtojmë qepen e grirë hollë. Pak më vonë shtojmë spinaqin dhe e mbulojmë për 5 minuta.
  • Shtojmë kripë dhe piper sipas dëshirës. Spinaqin e vendosim në një ene dhe sipas preferencave mund të shtojmë edhe një fetë djathë të bardhë. Grijmë sipër majdanos.
  • Pasi brumi ka pushuar vazhdojmë me hapjen e petëve. Përgatitjen e petës e gjeni ne videon më sipër. Hapim petën mjaftueshëm dhe spërkatim sipër pak vaj ulliri duke e hapur me furçë kuzhine.
  • Petës i palosim një pjese dhe shtojmë sipër spinaqin. Pasi e kemi sistemuar mirë, kalojmë petën sipër dhe me kujdes fillojmë ta mbledhim role.
    Rolen e formuar, e vendosim në një tavë të lyer me vaj ulliri.
  • Vazhdojmë të njëjtën procedure edhe me brumin e ngelur. Në fund hedhim edhe pak vaj ulliri sipër çdo role.
  • Byrekun role me spinaq e pjekim për rreth 25 minuta në temperaturën 180 gradë celsius. Pasi ftohet, e presim ne copa dhe e shërbejmë.
  • Byrek role me spinaq mund ta shërbejmë të shoqëruar me kos i bardhe ose me djathë të bardhe.

Ju befte mire!

Mos harroni te shpërndani recetën në Facebook!

Ju këshillojmë edhe recetat e Byrek Tradicional me Spinaq, Byrek me Fasule, Byrek me Mish.

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Musaka me patate

Musaka është një pjatë tipike e kuzhinës greke. Ka shumë variante të musakasë si me patëllxhanë, kunguj, patate apo perime të tjera. Ne këtu e kemi sjellë në variantin me patate. Kjo është një recetë e shijshme dhe që mund ta shërbejmë si pjatë kryesore.

Petulla me banane

Petullat te përgatitura me banane janë shumë të shijshme dhe pëlqehen si nga fëmijët, ashtu dhe të rriturit. Kjo recetë është shumë e thjeshtë dhe dua të them që në familjen time këto petulla gatuhen shpesh.

Si të gatuajmë Sushi

Sushi është një pjatë tradicionale japoneze me oriz të përgatitur me uthull, me pak sheqer dhe kripë, që shoqërohet me një larmi përbërësish, të tilla si ushqime deti, shpesh të papërpunuara dhe perime.