Bakllava me fistikë dhe sherbet shije limoni

Bakllava me fistike (pistachio) e shkrifet dhe sherbet në shije limoni. Një kombinim i mrekullueshëm për këtë recetë për bakllava të shpejtë. Përdorimi i petëve te holla filo e lehtëson disi punën dhe alternimi me frutat e thata e bën shumë të dëshirueshme këtë ëmbëlsirë.

Bakllava me fistikë dhe sherbet shije limoni

Prep Time20 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour
Sasia: 8 persona
Kalori: 370kcal

Video

Përbërësit

Bakllava filo

  • 40 pete filo 1 pako
  • 300 gr fistike
  • 200 gr gjalpë
  • 100 gr sheqer
  • 1 limon biologjik

Sherbeti për bakllava

  • 800 gr sheqer
  • 500 ml ujë
  • lëkurë limoni
  • lëngu gjysme limoni

Përgatitja

  • Receta për këtë bakllava është shumë e shpejtë. Ne rreth 10 minuta mund të përgatitet gjithçka. Fillimisht, vendosim gjalpin të shkrihet dhe qërojmë fistikët nëse kane lëvore.
  • Ne një grirës kuzhine grijmë fistikët për disa sekonda dhe i bashkojmë me sheqerin. Hedhim sipër lëkuren e një limoni biologjik të pa trajtuar dhe e trazojmë. Mbushja për bakllavanë është gati.
  • Pasi gjalpi ka shkrirë dhe është ftohur, me ndihem ne një furçe kuzhine lyejmë tavën. Preferohet një tave drejtkëndëshe dhe nëse petët filo janë të mëdha, mund ti presim në mes.
  • Vendosim petën e parë në tave dhe e lyejmë me gjalpë. Sipër hedhim 1 lugë nga mbushja e bakllavasë. Vendosim përsëri një petë dhe e lyejmë me gjalpë. Përsëri hedhim 1 luge nga mbushja e përgatitur. Vazhdojmë kështu për të pakën 35-40 petë duke alternuar, petët filo, gjalpë dhe mbushje. Duhet të kemi parasysh qe të shtypim lehte petët pas çdo shtrese.
  • Bakllava me fistikë është gati për pjekje. Përpara se ta pjekim, duhet ta presim bakllavanë sipas dëshirës. E fusim në furre të ngrohur paraprakisht ne temperaturën 180 grade C, dhe e pjekim për 40 minuta.
  • Ndërkohe përgatisim sherbetin e bakllavasë.
  • Ne një ene hedhim ujin dhe sheqerin. E vendosim në zjarre dhe sapo te filloj te marri vale shtojmë lëkuren e limonit dhe lëngun e tij. E leme akoma për 3 minuta në zjarre.
  • Pasi bakllavanë e nxjerrim nga furra, hedhim sipër sherbetin e përgatitur. E lemë të pushoje për disa ore, në këtë mënyre petët filo do të thithin sherbetin dhe do të ëmbëlsohen.
  • Bakllava me fistike mund të përgatitet ne çdo periudhe të vitit. E shërbejmë në pjata ëmbëlsire të shoqëruar me çaj ose pije sipas dëshirës.

Ju ftojmë gjithashtu te pëlqeni këtë recete dhe ta shpërndani ne rrjetet sociale për miqtë tuaj.

Recetat e tjera qe ju rekomandojmë:

Bakllava Shqiptare
Bakllava Turke
Bakllava Role

Ju beftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Torta e të Dashuruarëve

Edhe pse Shën Valentini ka rreth një muaj që ka kaluar, dashuria është dhe mbetet përgjithmonë. Dëshiroj të nis këtë aventure me një ëmbëlsirë vërtet speciale të cilën e kam quajtur Torta e të dashuruarëve. Eshtë një tortë vërtet e shijshme dhe jo shumë e vështire për tu përgatitur, është thjesht një pandispanjë e mbushur me krem gjalpi me çokollate. Mund ta përgatitni për çdo rast të vecantë.

Mollë të kuqe

E kush nuk i mban mend mollët e kuqe, na kanë shoqëruar përgjatë fëmijërisë sonë. Përgatitja e mollëve të kuqe është një ide e shkëlqyer për ti tërhequr fëmijët në gatime të ndryshme dhe për ti shtyrë për të ngrënë fruta.

Pandispanjë e sherbetosur

Pandispanja është baza e shumë ëmbëlsirave, si për shembull receta për trilece, x dhe x. Një mënyre tepër e thjeshte për të shërbyer pandispsanjën është dhe sherbetosja e saj. Kjo është një recetë tradicionale e vjetër që dikur përgatitej nëpër dasma në zonën e Myzeqesë.