Shkopinj buke me rozmarinë

Grissini, stickbread ose receta në shqip shkopinj buke, janë përgatitur për herë të parë në qytetin e Torinos në Itali. Kjo recetë italiane tashmë gatuhet edhe në furrat shqiptare në mënyra të ndryshme. Shkopinj buke mund të përgatiten me erëza të ndryshme ose edhe me djathë kaçkavalle.

Shkopinj buke me rozmarinë

Prep Time30 minutes
Cook Time10 minutes
Resting1 hour
Total Time1 hour 40 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: French
Keyword: buke
Sasia: 40 cope
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 300 gr miell tipit 00
  • 170 ml ujë
  • 10 gr maja birre tharë
  • 1 lugë gjelle miell misri
  • 1 degë rozmarinë
  • 1 lugë mjaltë
  • 3 lugë vaj ulliri
  • pak kripë

Përgatitja

  • Në fillim per shkopinj buke tretim majanë me pak ujë të ngrohtë dhe mjaltë. Miellin e situr e hedhim në një enë qelqi dhe e hapim në mes. Aty hedhim majanë e tretur, vajin e ullirit, pjesën tjetër të ujit, një lugë rozmarinë të grirë. Shtojmë edhe pak kripë. Masën e trazojmë në enë, pastaj e punojmë rreth 10 minuta në tavolinë.
  • Brumin e lemë të pushojë 20 minuta të mbuluar në enën e qelqit. Më pas brumin e hedhim në tavolinë dhe i japim një ngjeshje gjatësore, e rregullojmë me dorë duke e bërë një drejtkëndësh me përmasa 10 me 30 cm. E mbulojmë përsëri dhe e lemë të pushojë për rreth 1 orë.
  • Më pas e marrim dhe e presim nga pjesa e ngushtë rripa, rripa me anë të një thike ose me shpatull.
  • Këto rripa brumi i lyejmë me miell misri nga të gjitha anët, të cilët i zgjatim me dorë dhe i vendosim në tavë ku kemi shtruar një letër kuzhine.
  • Tavën e vendosim në furrë të para ngrohur në 220°C për 10 minuta. Shkopinj buke janë gati.
  • Shkopinj buke mund ti përdorim si shoqërues aperitiv ose gjatë vaktit. Grissinit mund ti ruajmë deri ne 3 ditë të mbështjelle në letër.

Abonohuni ne njoftimet e faqes, për te lexuar më shumë receta gatimi nga kuzhina shqiptare dhe ajo e huaj. Do te njoftoheni të parët kur te ketë receta te reja.

Ju bëftë mirë!

Receta për bukë në shtëpi

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Si të përgatisim gjalpë në shtëpi

Dhe pse ndonjëherë kemi menduar se të përgatisim gjalpë në shtëpi mund të jetë e vështirë sot po shikojmë pikërisht këtë proces. Për të realizuar me sukses këtë procedure duhet përdorur qumësht fshati me yndyrë sa më të lartë.

Ullinj

Kjo është periudha ideale për të bërë ullinjtë. Nëse ju pëlqejnë ullinjtë e nuk dini si ti përgatisni, ne kemi sjellë një recetë të shpejtë. Zakonisht në Shqipëri përdoret hiri i zjarrit për të hequr hidhërimën e ullirit, por në pamundësi të saj ne kemi përdorur kripën

Panine me qumësht pluhur

Përgatitja për panine me qumësht pluhur mund të duket recetë e komplikuar por hapat qe kemi shpjeguar në ketë recetë janë shumë të thjeshta. Paninet dalin të buta dhe të shijshme, një aromë delikate qe mund tu shoqërojë çdo mëngjes.