Receta për Byrek Kungull

Receta byrek kungull mund të duket e mundimshme ne pamje te parë. Përgatitur më produkte te freskëta, kthehet në një pjatë unike shumë e shijshme dhe e shëndetshme. Ideale edhe për vegjetarianët.

Receta për Byrek Kungull

Prep Time10 minutes
Cook Time30 minutes
Pushoje30 minutes
Total Time1 hour 10 minutes
Course: Side Dish, Snack
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 4 persona
Kalori: 134kcal

Përbërësit

Brumi për petët

  • 300 gr miell
  • 160 ml ujë
  • 1 lugë gjëlle vaj ulliri
  • pak kripë

Për mbushjen e byrekut

  • 1 kg kungull
  • 100 ml qumësht
  • 2 kokrra vezë
  • 4 lugë gjelle gjalpë të shkrirë
  • 80 ml vaj ulliri për petët
  • arrë moskat
  • piper
  • kripë

Përgatitja

Brumi për byrek

  • Për byrek kungull jemi duke përdorur një tavë me diametër 40 cm. Në hapin e parë përgatitet brumi.
  • Në një enë qelqi hedhim miellin, ujin, vajin, kripën, i përziejmë dhe e punojmë brumin për gati 7-8 minuta. Brumin e mbështjellim me një qeskë kuzhine dhe e lemë të pushojë për 30 minuta.

Përgatitim mbushjen e byrekut.

  • Ndërkohë që brumi pushon përgatitim mbushjen e byrekut. Pastrojmë kungullin nga lëkura, nga farat dhe e grijmë në rende. Hedhim kungullin e grirë në një enë dhe më pas shtojmë vezët, gjalpin e shkrirë, kripë, piper, arrë moskat dhe i përziejmë të gjithë përbërësit. Më pas shtojmë dhe qumështin. Mbushja e byrekut është gati.
  • Në hapin tjetër hollojmë petët me okllai. Petët duhet të janë të holla mjaftueshëm dhe të plota pa të çara.
  • Hapi i fundit, shtrimi i byrekut: Spërkatim një tavë rrethore me vaj ulliri dhe shtojmë rreth katër petë në te. Petët duhet ti spërkatim me vaj ulliri.
  • Hedhim mbushjen duke e hapur mirë në të gjithë sipërfaqen. Sipër vendosim petët e tjera dhe këto të spërkatura me vaj ulliri.

Pjekja e byrekut

  • E presim byrekun me kungull dhe e vëmë për të pjekur në furrë të nxehur në 200° për 30 minuta.
  • Me pas fikim furrën dhe e lemë të ftohet. Byrek kungull mund të shërbehet së bashku me gatimë të tjera ose edhe si pjatë unike.
  • Ju ftojmë të lexoni edhe recetat për byrek me mish apo receten byrek me spinaq.

Ju bëftë mirë!

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tortë patate në furrë

Kjo tortë me patate në furrë është një pjatë unikë mjaft e shijshme. Përmbledh në brendësi shijet e djathit tymosur të aromatizuar me rozmarinë. Recetë gatimi e shpejtë dhe tava në furre piqet vetëm 20 minuta.