Receta Komposto Pjeshke

Komposto pjeshke është një mënyre për të ruajtur këto fruta në mënyre sa me natyrale. Pjeshkat mund të përdoret për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme ose mund të konsumohen thjesht me shurup.

Receta Komposto Pjeshke

Prep Time30 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time40 minutes
Course: Komposto
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 vazo
Kalori: 333kcal

Përbërësit

  • 2 kg pjeshka
  • 1 L ujë
  • 400 gr sheqer

Përgatitja

  • Në fillim pastrojmë e lajmë pjeshkët me ujë të rrjedhshëm. I kullojmë të mos kenë ujë dhe i qërojmë sa më hollë. Pjeshkat e qëruara i presim në thela dhe i hedhim ne vazo te sterilizuara. (Nëse pjeshkët janë biologjike, mund të preferojmë të lëmë edhe lëkuren)
  • Ndërkohe përgatisim shurupin për komposto pjeshke. Në një ene bashkojmë ujin me sheqerin dhe e trazojmë derisa sheqeri të tretet. E vendosim në zjarr për rreth 5 minuta.
  • Pasi është ftohur pak shurupi, mbushim vazot duke u siguruar qe pjeshkët të mbulohen të gjitha. I mbyllim vazot fortë me kapak.
  • Në një tenxhere shtrojmë një rrobë pambuku, mbi të vendosim vazot me komposto pjeshke dhe e mbushim tenxheren me ujë.
  • Tenxheren e vëmë në zjarr të ngadalshëm, të cilën do ta lemë 5 minuta pasi të ketë vluar uji.
  • I nxjerrim vazot me kujdes dhe i kthejmë me kapak poshtë në tavolinë. I lemë sa të ftohen.
  • Kompostua është gati për tu ruajtur në vend të freskët dhe të errët.
  • Komposto me pjeshke është gati pasi ka kaluar një muaj.

Recetat për komposto kumbulle, komposto luleshtrydhe ose komposto dardhe.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Lëng Molle Natyral

Lëng molle i përgatitur në shtëpi ka shume veti për organizmin tonë, pasi nuk përmban konservant apo produkte të tjera kimik. Gjithashtu mollët janë të pasura me fibra, antioksidues dhe kripëra minerale.

Reçel portokalli

Reçeli i portokallit i përgatitur në shtëpi është me të vërtetë shumë i shijshëm. Ka një aromë të mrekullueshme. Me këtë reçel mund të shoqërojmë pjatanca të ndryshme djathrash, mund të përgatisim torta të shijshme ose mund ta shijojmë me një copë buke të thekur.