Receta për marmelatë fiku

Periudha ideale për të përgatitur marmelatë fiku, është fundi i gushtit. Kur fiku ka rritur pjekjen dhe ëmbëlsinë e duhur. Vazot me marmelatë fiku mund të konsumohen gjatë stinës së dimrit. Gjithashtu në faqen tonë mund të gjeni edhe recetën për reçel fiku.

Receta për marmelatë fiku

Prep Time30 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour 10 minutes
Course: Komposto
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 vazo
Kalori: 190kcal

Përbërësit

  • 1 kg fiq
  • 600 gr sheqer
  • 30 ml lëng limoni

Përgatitja

  • Fiku lahet me kujdes dhe duhet të thahet. Mbasi është tharë mirë, e presim në katër pjesë dhe i hedhim në grirëse kuzhine. Alternative mund ti bëjmë copa të vogla me thikë grirëse.
  • Fiqtë e grirë i hedhim në një enë qelqi ose porcelani. Sipër do të hedhim sheqerin dhe lëngun e limonit. I trazojmë, i mbulojmë me kapak dhe i lemë për 12 orë në frigorifer.
  • Ditën tjetër i ziejmë në zjarr të ngadalshëm por duke i trazuar shpesh që sheqeri mos të zbresë poshtë dhe marmelata të mos ngjitet.
  • Kur marmelata ka lëshuar bulza lartë, d.m.th. i ka shterur i gjithë lëngu, bëjmë provën e pjatës.
  • Hedhim pak marmelatë në një pjatë, nëse shikojmë qe masa është konsistence, atëherë e heqim nga zjarri. Ne rast të kundër vazhdojmë dhe pak zierjen e marmelatë fiku.
  • Marmelatën të nxehtë e futim në vazo të sterilizuara më parë. Duhet të lëmë rreth 2 cm vazot pa mbushur. I kthejmë me kokë poshtë dhe i lëmë të ftohen.
  • Marmelatë fiku e përgatitur në këtë mënyrë reziston për një kohë të gjatë. Vazot me marmelatë mund të hapen gjatë periudhës së dimrit dhe konsumohen për mëngjes mbi bukë, shoqëruar me një gotë qumësht.
  • Fiku është një frutë i këndshëm i cili përmban një përqindje të lartë lëndësh ushqyese dhe vitaminash. Ai është një frutë me kalori që ekuilibron dhe shmangë aciditetin e trupit të njeriut.
  • Lexoni gjithashtu recetën për marmelate luleshtrydhe dhe mos harroni të abonoheni në njoftimet e faqes për të lexuar të parët recetat e reja. Abonohuni edhe ne kanalin tonë YouTube.

Receta për marmelate luleshtrydhe

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Gliko Kumkuat – Mandarina Kineze

Do të shikojmë recetën për gliko kumkuat apo siç njihen ndryshe me emrin mandarina kineze. Kumkuat janë fruta të vogla të pasura me vajra esenciale dhe veti kundër tumorit. Këto fruta kanë një përdorim të gjerë në kuzhinë, ideale për të përgatitur marmelata apo komposto.

Lëng Molle Natyral

Lëng molle i përgatitur në shtëpi ka shume veti për organizmin tonë, pasi nuk përmban konservant apo produkte të tjera kimik. Gjithashtu mollët janë të pasura me fibra, antioksidues dhe kripëra minerale.