Tavë ngjala në furre me perime

Ngjala është një peshk i veçantë dhe shumë i shijshëm. Recetën tavë ngjala kemi menduar ta përgatitim në furrë me disa perime të stinës. Receta është e thjeshtë dhe ideale për drekat mes miqsh.

Tavë ngjala në furre me perime

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: peshk
Sasia: 4 persona
Kalori: 290kcal

Përbërësit

  • 1 kg ngjala
  • 1 kokërr qepë
  • 2 karota
  • 2 patate
  • 3-4 gjethe dafine
  • 1 gote verë e bardhë
  • 2 kokrra limon
  • vaj ulliri
  • kripë

Përgatitja

  • Zgjedhja e ngjalave është mjaft e rëndësishme. është mirë të përdorim ngjala me madhësi mesatare, pasi ngjalat kanë shumë yndyrë (24gr yndyrë/dhjamë në 100gr).
  • Në fillim lajmë e pastrojmë mirë ngjalat. Për heqjen e lëkurës së ngjalave veprojmë në këtë mënyrë: Ngjalës i bëjmë një prerje të lehtë rreth qafës, duke e kaluar thikën nën lëkurë.
  • Lyejmë duart me kripë, dhe me dorën e majtë kapim kokën e ngjalës, me dorën e djathtë tërheqim nga lart poshtë pjesën e lëkurës që premë. Kështu lëkura del menjëherë.
  • Pastrojmë barkun e ngjalës dhe e presim në pjesë, gati 5 cm. Pjesët e ngjalës i rregullojmë me kripë e piper dhe i radhitim në një tavë të lyer me pak vaj ulliri.
  • Midis ngjalave vendosim gjethe dafine, perimet e prera, të cilave i hedhim më para me krip, piper, vaj ulliri. Më pas në tavë do të shtojmë edhe verën e bardhë.
  • Tavën e futim në furrë të nxehur në 200°C për 30 minuta.
  • Tavë ngjala është gati. Shërbejmë ngjalat në pjatë të shoqëruara me perime.

Receta për peshk në skarë

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit

Peshk ngjale
1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Peshk në skarë

Si të gatuajmë peshk në skarë në mënyrë të përsosur? Shoqëruar me disa perime mund të kthehet mënyra juaj e preferuar e gatimit të peshkut. Ky lloj gatim është ideal edhe për peshk tone, peshk shpat apo salmon.

Karkaleca në zgarë

Karkalecat në zgarë janë një pjatë shumë e thjeshtë, e shijshme dhe e shpejtë. Me këtë recetë, të pjekësh karkalecat është me të vërtetë shumë e thjeshtë dhe rezultati final është fantastik

Si të gatuajmë sardele

Si të gatuajmë sardele në tenxhere me presion do të ishte titulli i plotë i recetës. Sardelet konsiderohen si një mik i mirë i shëndetit të njeriut. Këta peshq janë të mbushur me vlera ushqimore dhe shëndetësore të jashtëzakonshme, që i zgjatin jetën njeriut.

Filetë merluci me domate

Merluci është një peshk shumë i shijshëm dhe i pasur me shumë vitamina. Këtë peshk mund ta gatuajmë në disa mënyra. Në recetën e sotme kemi sjellë merluzin të gatuar me domate të vogla e ullinj.