Kjo është receta për të përgatitur marmelate luleshtrydhe. Recetë e shpejte dhe pa konservantë. Idealë për një mëngjes plotë energji dhe shije.
Marmelatë luleshtrydhe
Sasia: 4 vazo
Kalori: 370kcal
Përbërësit
- 2 kg luleshtrydhe
- 1 kg sheqer
- 1 kokërr limon
Përgatitja
- Luleshtrydhet i lajmë mirë në ujë të rrjedhshëm. I heqim bishtin dhe i thajmë me letër kuzhine. Më pas i ndajmë në copa të vogla dhe i hedhim në një enë se bashku me sheqerin dhe lëkurën e limonit.
- I mbulojmë me qeskë kuzhine dhe i lëmë të pushojnë për disa orë.
- Më pas i vendosim në në zjarr dhe e lemë të ziejë për 30-40 minuta. Masa në përfundim të zierjes duhet të jetë e plotë. Gjatë zierjes duhet të heqim shkumën herë pas here. Fikim zjarrin dhe me ndihmën e me mikseri, grijmë luleshtrydhet. Pasi kemi marrë një masë të plote, mbushim vazot e sterilizuara dhe i mbyllim me kapak.
- Në një tenxhere me ujë të ngrohtë vendosim një pecetë. Mbi të radhitim vazot, duke i lënë të vlojnë për 10 minuta. Pas këtij veprimi vazot i nxjerrim nga ena i kthejmë me kapak poshtë dhe i lemë për 24 orë. Më pas, vendosim etiketat nëpër vazo se bashku me vitin e përgatitjes.
- Marmelatë luleshtrydhe është gati dhe vazot ruhen në vend të thatë e të errët.
- Ne faqen tonë gjeni edhe recetën për komposto qershie dhe Gliko arre. Si gjithmonë ju lemë me mesazhin qe të abonoheni në njoftimet e faqes, dhe të shpërndani ketë recetë në rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter.