Kjo tortë patate në furrë është një pjatë unikë mjaft e shijshme. Përmbledh në brendësi shijet e djathit tymosur të aromatizuar me rozmarinë. Recetë gatimi e shpejtë dhe tava në furre piqet vetëm 20 minuta.
Tortë patate në furrë
Sasia: 2 persona
Kalori: 230kcal
Përbërësit
- 300 gr patate
- 1 kokërr qepë
- 100 gr djathë parmixhano
- 100 gr djathë provola
- 100 gr proshutë e pjekur
- 1 lugë e vogël miell
- 3-4 lugë qumësht
- vaj ulliri
- pak kripë
- rozmarinë e thatë
- piper i zi
- majdanoz
Përgatitja
- Qërojmë patatet dhe i presim në feta të holla rrethore. Qepët i presim hollë në formë gjysmëhëne. Qumështin e trazojmë me miellin, vajin e ullirit, pak rozmarinë të grirë dhe e hedhim në enën me patate së bashku me djathin pamixhan të grirë.
- Gjysmën e masës me patate e qepë e hedhim në tavën ku kemi shtruar një letër kuzhine. Sipërfaqen do e mbulojmë me një shtrese djathë të tymosur prerë në feta (provola),një shtrese proshutë dhe djathë përsëri. Hedhim sipër pak rozmarinë dhe piper.
- Hedhim shtresën tjetër të patateve dhe sipër e spërkatim me djathë pamixhano të grirë. Tavën e pjekim në furrë të para ngrohur në 200°C për 20 minuta.
- Tortë patate në furre është gati. E lëmë të ftohet dhe e shërbejmë si pjatë unike me pak majdanoz të grirë sipër.
Ju bëftë mirë!
Nëse ju pëlqejnë tortat e kripura, ju ftojmë të lexoni; Tortë e kripur me karrota, Tortë e kripur me kunguj dhe mos harroni ta shpërndani ne Facebook për miqtë tuaj.