Si të përgatitim bukë në shtëpi

Buka është një nga lëndët ushqimore më komplete. Ajo i sjell organizmit substancat ushqyese më të nevojshme dhe vitale. Ne do të japim recetën e përgatitjes se bukë në kushte shtëpie.

Si të përgatitim bukë në shtëpi

Prep Time35 minutes
Cook Time25 minutes
Resting1 hour
Total Time2 hours
Course: Bread
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 1 buke
Kalori: 140kcal

Përbërësit

  • 500 gr miell tip 00
  • 270 ml ujë
  • 1 lugë vogël maja buke
  • 1 lugë vogël mjaltë ose sheqer
  • 1 lugë vogël kripë

Përgatitja

  • Për bukë në shtëpi, duhet të bashkojmë në fillim majanë dhe mjaltin në një gotë dhe u hedhim pak ujë të vakët. I lemë gati 10 minuta sa të treten mirë.
  • Miellin e hedhim në një enë qelqi e hapim në mes, anës brumit hedhim kripën dhe ne mes hedhim majanë së bashku me masën e ujit.
  • Masën e miellit e përziejmë me dorë duke filluar nga mesi. Brumin do ta punojmë për gati 10 minuta mbi banak sa të bëhet elastik dhe homogjen.
  • Duhet të kemi parasysh n. q.se brumi del i fortë i shtoni pak ujë, në rast të kundërt shtoni pak miell. Masa e ujit varet nga lloji i miellit.
  • Procesi i përzierjes mund të behet edhe me robot kuzhine. Mjaftojmë që tek roboti të shtojmë çengelin për përzierjen e brumit. Koha e përzierjes me robot kuzhine është pak me e lartë.
  • Më pas brumin e vendosim në një enë të bollshme me kapak dhe e vendosim në një vend të ngrohtë për gati 1 orë.
  • Që buka të bëhet e mirë pas 1 ore brumin e përziejmë për gati 1 minutë te ena dhe e mbulojë përsëri duke e lënë edhe 1 orë tjetër.
  • Më pas brumin e hedhim në një tavë të lyer me vaj dhe e futim në furrë. Kur ta shikojmë që brumi është dyfishuar e pjekim bukën në furrë të nxehur me 200 gradë për 20-25 minuta.
  • Pasi buka është pjekur, fikim sobën dhe e lemë tavën e bukës brenda për gati 15 minuta. Ky proces është i nevojshëm që buka të kullojë.
  • Bukën e përgatitur në kushte shtëpie e ruajmë në një vend të thatë.

Receta për bukë me miell gështenje!

Ju bëftë mirë!

4 Shares
6 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Si të pastrojmë angjinaren

Angjinarja është një perim i pasur me fibra që ndihmon në uljen e kolesterolit. Ka pak kalori. Me të mund të përgatisim pjatanca të ndryshme. Pastrimi i angjinares, në të kundërt të asaj që mund të mendohet, është një përgatitje e thjeshtë. Me pak kohë e durim do të arrini në një përfundim të kënaqshëm.