Pulë me oriz në tavë

Gatimet me mish pule janë të shumëllojshme. Pulë me oriz në tavë është një recetë e shijshme dhe ruan gjithë vlerat ushqimore. Përgatiteni kur të keni të ftuar, do të ngelen të kënaqur.

Pulë me oriz në tavë

Prep Time30 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour 10 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle
Sasia: 5 persona
Kalori: 340kcal

Përbërësit

  • 1 pulë
  • 2 kokërr qepë
  • 700 gr oriz
  • 1.2 L ujë
  • 1 speck e kuqe
  • 1 speck jeshile
  • 2 domate
  • vaj ulliri
  • kripë
  • majdanoz
  • spec

Përgatitja

  • Pasi kem larë pulën e presim në thela dhe e kriposim. E spërkatim edhe pak me vaj ulliri ose me gjalpë, sipas dëshirës. Pulën e vendosim në një tavë të lyer me pak vaj ulliri.
  • Më pas e futim në furrë të nxehur në temperaturën 220 gradë.
  • Ndërkohë qepën e grirë hollë së bashku me specat i kaurdisim në një tigan me vaj ulliri.
  • Sapo qepa të marri zverdhje, i hedhim domatet e grira në formë kubike ose tre-katër lugë salcë domate.
  • Pasi e shikojmë që masa në tigan po mpikset, shtojmë ujin e nxehtë.
  • Kur pula në furrë ka marrë një skuqje të lehtë, hedhim në të salcën me ujin.
  • E rregullojmë me kripë, piper, majdanoz dhe sipër hedhim orizin.
  • E futim në furrë dhe pasi e shikojmë që orizi në tavë ka filluar të ziejë, ulim temperaturën në 150 gradë C.
  • Kur shikojmë që orizi e ka thithur të gjithë ujin, e fikim sobën dhe e lemë tavën në furrë për 15 minuta që orizi të bëhet i shkrifët.
  • Pulë me oriz në tavë rekomandohet të serviret e ngrohtë.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

pulë me oriz ne tave

Ju rekomandojme:
Tave oriz e presh
Tave me mish bibe
Pule me speca

12 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Rizoto me luleshtrydhe

Rizoto me luleshtrydhe është një pjatë e rafinuar. Kjo recetë është shumë e thjeshtë por që ka një shije shumë delikate. Këtë pjatë mund ta përgatisni dhe për një darkë romantike dhe do të ketë shumë efekt te personi që e shijon.

Rizoto me karkaleca dhe kungull

Rizoto me karkaleca dhe kungull është me të vërtetë të shkëlqyeshme, pasi produktet kombinojnë shumë më njëra tjetrën dhe është një shijë e përkryer. Në një darkë me meny peshku, kjo është një pjatë e parë shumë e goditur dhe delikate.

Oriz i kuq me karkaleca deti

Sot vendosëm të propozojmë një recetë të lehtë në kalori, oriz i kuq me karkaleca deti. Orizi i kuq ka një shije te veçante, disi të ëmbël dhe mban pak aromë lajthi, përmban shumë proteina, hekur dhe është i pasur me fibra.

Kunguj të rrumbullakët të mbushur me oriz dhe gorgonzola

Kungujt kanë vitaminë A dhe C dhe kanë pak kalori, rreth 95% e tyre është ujë. Ekzistojnë disa lloje kungujsh. Për këtë recetë kemi zgjedhur kungujt e rrumbullakët pasi janë më të përshtatshëm për mbushje. Mund ti mbushim në mënyra të ndryshme. Ne po japim një variant me oriz dhe djathë gorgonzola. Ky lloj djathi është tipik i Italisë (zona e Lombardisë dhe Piemonte). Gorgonzola është një djath i butë, kremoz që prodhohet me qumësht lope. Ka një shije të veçantë dhe të fortë. Në këtë recetë ky djath bashkohet me orizin që i jep një shije të veçantë.