Peshk në furrë me domate

Peshk në furrë me domate është nga ato gatimet e peshkut gjellë në furrë qe te paktën duhet konsumuar 1 here ne javë. Për përgatitjen e kësaj recete nevojitet një peshk i madh.

Peshk në furrë me domate

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time40 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: peshk
Sasia: 4 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 4 feta peshk ose peshk i plotë
  • 1 kg qepë
  • 4 kokrra domate
  • salcë domate
  • hudhra
  • dafinë
  • piper
  • kripë
  • majdanoz
  • vaj ulliri

Përgatitja

  • Sigurohemi qe peshku është i freskët. Ai nuk duhet të mbajë era dhe veshëzat e peshkut duhet të jenë me ngjyrë të kuqe të fort, dhe jo te kuqe ne vishnje sepse mund te jetë tepër problem për shëndetin.
  • Pastrojmë dhe lajmë peshkun. E marinojmë me erëza për gati 1 orë dhe e vendosim në një tavë të lyer me vaj ulliri.
  • Ndërkohë pastrojmë qepët i grijmë hollë dhe i kaurdisim në një tigan me vaj ulliri. Domateve i heqim cipën, dhe i grijmë në kubik.
  • I hedhim edhe këto në tigan me qepët, duke i kaurdisur së bashku me 1 lugë domate salcë. Hedhim gjithashtu hudhrat e grira, piperin, kripën, dafinën, majdanozin dhe pak ujë të nxehtë.
  • Masën e hedhim në tavën me peshk. Tava futet në furrë për gati 20 minuta. Të kemi parasysh që tava të dali me pak lëng.
  • Tava peshk në furrë me domate është gati. Vendoseni në mes të tavolinës dhe shërbeheni më sallatë të stinës.

Ju bëftë mirë!

Tave peshk ne furre me domate

Nëse ju ka pëlqyer kjo recete, shpërndajeni atë në Facebook dhe Instagram për miqtë tuaj! Dhe mos harroni të abonoheni në njoftimet e faqes për të marrë çdo ditë receta gatimi në email.

Lexo gjithashtu recetën për peshk me patate.

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Filetë merluci me domate

Merluci është një peshk shumë i shijshëm dhe i pasur me shumë vitamina. Këtë peshk mund ta gatuajmë në disa mënyra. Në recetën e sotme kemi sjellë merluzin të gatuar me domate të vogla e ullinj.

Peshk me domate në tigan

Një super pjatë e shijshme me peshk me domate përgatitur në tigan. Për këtë recetë mund të përdoren shumë lloje peshku me mish të bardhë, por është e rëndësishme që të pastrohet nga halat.

Tavë me kallamar mbushur

Kallamar mbushur është një pjatë e dytë që mund të përgatitet në çdo stinë. Ajo që e bënë të veçantë këtë pjatë janë vlerat e pazëvendësueshme ushqimore, thjeshtësia e përgatitjes dhe shija