Panine për hamburger, fantastik për një piknik apo hoft ndryshe. Është krijuar një përshtypje jo e mirë për hamburger, por e përgatitur me përbërës cilësor mund të kthehen në ushqimin tuaj ditor.
Panine për hamburger përgatitur në shtëpi
Sasia: 4 persona
Kalori: 210kcal
Përbërësit
- 250 gr miell
- 100 ml qumësht
- 30 gr gjalpë
- 1 kokërr vezë
- 1 lugë e vogël maja birre
- 1 lugë e vogël sheqer
- pak kripë
- 1 të verdhë veze
- pak susam
Përgatitja
- Procesi i përgatitjes së brumin mund të behet edhe lehtësisht me një makineri për brum. Në rast të kundërt punoni mirë brumin në tavolinën e punës.
- Fillojmë duke hedhur në një enë qumështin së bashku më sheqerin dhe majanë. I lëmë për pak kohë së bashku. Shtojmë vezën e rrahur dhe i trazojmë.
- Nëse përdorim një makineri për brum, mund të hedhim miellin bashkuar me kripën. Në rast të kundërt miellin e hapim në mes hedhim masën e krijuar dhe gjalpin. I trazojmë derisa të bashkohen masat.
- Më pas e punojmë 4-5 minuta në tavolinën e punës. Brumin e mbështjellim me një qeskë kuzhine dhe e lemë të pushojë për të paktën një orë. Pas një ore e ndajmë në katër pjesë,i bëjmë toptha dhe i vendosim në një tavë me letër kuzhine.
- Me anë të një furçe i lyejmë sipër me të verdhën e vezës të rrahur me pak ujë dhe i lemë të pushojnë përsëri për 30 minuta. Hedhim sipër fara susami.
- Panine për hamburger i pjekim për 20 minuta ne 200°C. Më pas i nxjerrim dhe i lëmë të ftohen.
Ju bëftë mirë!
Këshillë: Nëse preferoni, brumin për hamburger mund ta vendosim dhe në unaza gjatë pjekjes kështu panine vjen më e lartë.
Mos harroni të abonoheni në njoftimet e faqes për të lexuar të parët recetat tona . Shumë receta për hamburger do të postojmë në vazhdim.