Granita me luleshtrydhe të freskëta

Granita me luleshtrydhe është një pije e freskët, idealë për stinët e nxehta. Përgatitja e granitës është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Koha që të ngrijë në frigorifer dhe granita me luleshtrydhe është gati.

Granita me luleshtrydhe të freskëta

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Resting2 hours
Total Time2 hours 40 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona
Kalori: 240kcal

Përbërësit

  • 500 gr luleshtrydhe
  • 200 ml ujë
  • 100 gr sheqer
  • 30 ml lëng limoni

Përgatitja

  • Në ujë të rrjedhshëm, lajmë luleshtrydhet. I pastrojmë nga gjethet dhe me pas i presim në copa të vogla. Në një enë hedhim luleshtrydhet së bashku me pak sheqer dhe lëng limoni. I lëmë të pushojnë për rreth një orë.
  • Në një enë tjetër hedhim ujin, sheqerin dhe pak lëkurë limoni. Sherbetin e vëmë në zjarr të ngadalshëm për 10 minuta. Më pas sherbeti për granita e lemë të ftohet dhe e kullojmë.
  • Luleshtrydhet i hedhim në mikser dhe nëse dëshirojmë puren me luleshtrydhe mund ta kalojmë në sitë.
  • Purenë e luleshtrydheve e bashkojmë me sherbetin dhe e trazojmë mirë. Masën e hedhim në enën për ngrirje. Enën e vendosim për të paktën një orë në frigorifer. Pas 1 ore e nxjerrim dhe e përziejmë me pirua pjesët e ngrira.
  • E futim përsëri në frigorifer për 1 orë tjetër. E nxjerrim dhe e punojmë përsëri të gjithë masën me pirua. Kjo përsëritet edhe njëherë tjetër dhe granita me luleshtrydhe të freskëta është gati.
  • Granitën e shërbejmë në gota me disa copa luleshtrydhe të freskëta sipër.

Lexo akullore me pana, biskota akullore ose tiramisu akullore.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Krepa Integral – Pallaqinka

Në këtë video recete gatimi mund të ndiqni përgatitjen e Krepa Integral. Një recetë me origjinë franceze por shumë e njohur në kuzhinën shqiptare. Krepat, këto flet të holla brumi, mund të konsumohen të ëmbla mjaltë, kanellë apo krem bajame apo dhe te kripura lloje proshute,djathë dhe perime.

Sheqerpare me kakao

Sheqerpare me kakao është një version ndryshe i recetës për sheqerpare. Zëvendësimi i miellit me kakao do i japi sheqerpares atë ngjyrë kafe dhe një shije të veçantë.