Gliko Qershie

Periudha ideale për të përgatitur gliko qershie. Frutin e qershisë duhet ta zgjedhim të madh dhe me ngjyrë të fortë. Glikoja qershisë do te dali shumë e bukur, e shndritshme dhe shumë e shijshme.

Gliko Qershie

Prep Time50 minutes
Cook Time1 hour
Resting5 hours
Total Time6 hours 50 minutes
Course: Komposto
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona

Përbërësit

  • 1 kg qershi
  • 1 kg sheqer
  • 300 ml ujë
  • 1 lugë lëng limoni

Përgatitja

  • Për përgatitjen e glikosë është mirë të përdorim qershi kokërr madhe. Lajmë qershitë dhe i kullojmë. Me anë të një shtize heqim bërthamat. Kush ka veglën e heqjes së bërthamave aq më mirë.
  • Pasi kemi hequr bërthamat, qershitë i hedhim në një enë qelqi dhe i mbulojmë sipër me 500 gr sheqer nga masa e vet. Enën me qershi e lemë në frigorifer për 5-6 orë.
  • Më pas në një enë hedhim masën e ujit dhe e lemë të nxehet. Pas vlimit shtojmë pjesën tjetër të sheqerit. E trazojmë sheqerin të tretet dhe shtojmë me kujdes qershitë e sheqerosura.
  • Enën me qershitë e lemë të ziejë në zjarr të ngadalshëm për gati 1orë. Gjatë zierjes shkuma që krijohet në sipërfaqe të lëngut hiqet me kujdes me anë të një luge. Nuk është e këshillueshme të lihet sepse ajo mund ti japi pak thartirë me kalimin e kohës.
  • Pasi e shikojmë që lëngu krijon sipër disa bulza e heqim enën nga zjarri. E lemë të ftohet, i vemë kapakun duke e lënë për 10 orë.
  • Pas kësaj kohe shikojmë rezultatin e lëngut. Hedhim një lugë të vogël sherbet në një pjatë dhe e kalojmë me gisht. Nqse ngelet vijë do të thotë që glikoja është gati. E vëmë përsëri në zjarr, posa të marri valë i hedhim lëngun e limonit. E lemë dhe 2 minuta dhe e heqim.
  • Por nqse sherbeti nuk është bërë e ziejmë dhe pak, e pastaj hedhim lëngun e limonit. Pasi e shikojmë që glikoja është gati ashtu si është e nxehtë, e hedhim në vazo të sterilizuara dhe i mbyllim.
  • Vazot i vendosim në një tenxhere me ujë të ngrohtë dhe i ziejmë për 5 minuta. Kështu i lemë në tenxhere sa të ftohen.
  • Në këtë mënyrë vazot me gliko qershie janë të garantuara për 2 vjet. I ruani vazot me gliko në një vend të thatë dhe të errët.

Ju bëftë mirë!

Nëse ju ka pëlqyer kjo recete me qershi, ju ftoj ta shpërndani ne Facebook gjithashtu te lexoni edhe recetën për reçel qershie.

2 Shares
4 comments
  1. C’hyn politika ketu?Mbrojtja dhe perdorimi i gjuhes tone eshte detyre e shqiptareve,aq me teper kur ajo ndihet e kercenuar.

    1. Si fillim gjuha shqipe ndihet e kercënuar nga të gjithe ju që nuk e shkruani siç duhet! “ë”-të janë të gjuhës shqipe ashtu siç është “gliko”, tenxhere, bakllava, xhezve, sofra, muhabet, komshi, sheqer, raki etj!
      Kjo faqe është shembull i gjuhës shqipe dhe i kulturës së saj, kështu që keni ngatërruar hapësirë për tu zemëruar.

      Gjithë të mirat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Komposto qershie

Është koha të mbushim vazot me komposto qershie. Komposto e qershisë ruan të gjitha vlerat e frutit dhe nuk krahasohet me produktet industriale. Përgatitja është e thjeshte dhe rezultati fantastik.

Gliko Portokalle

Kur flasim për llojet e glikove, gliko portokalle menjëherë na shkon mendja tek amvisat përmetare, të cilat janë mjeshtre perfektë për përgatitjen e tyre. Glikotë, amvisat zakonisht i përdorin për qerasje si dhe për përgatitjen e ëmbëlsirave të ndryshme.