Pure qiqra

Qiqrat janë më energjiket dhe më ushqyeset të familjeve të legumeve. Ato kanë përmbajtje të lartë në proteina. Kjo është receta për përgatitjen e pure qiqra.

Pure qiqra

Prep Time20 minutes
Total Time20 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Mediterranean
Keyword: antipaste
Sasia: 4 persona
Kalori: 120kcal

Përbërësit

  • 250 gram qiqra
  • 3-4 thelpinj hudhra
  • 2-3 kokrra arra
  • sallator turshi
  • 3-4 lugë gjelle tahini
  • rozmarinë
  • 1 limon lëngu
  • kripë
  • erëza

Përgatitja

  • Për përgatitjen e puresë qiqrat i vëmë të pushojnë 12 orë në ujë të bollshëm. Më pas i kullojmë dhe i ziejmë me ujë në një enë.
  • Hedhim në enë një degë të vogël rozmarinë dhe dy thelpinj hudhra.
  • Pasi e shikojmë që qiqrat kanë zier, i kullojmë, i hedhim në mikser për ti bluar duke i shtuar edhe dy thelpinj hudhra.
  • Masës së qiqrave të bluara do ti hedhim brenda tahini, vaj, lëng limoni, kripë. Lexo përgatitjen e tahini, një recete e thjeshtë dhe plot vlera ushqimore.
  • Vazhdojmë bluarjen duke shtuar dy gota ujë nga ai i qiqrave pak nga pak derisa të shikojmë që në mikser kemi një masë të dendur dhe të qëndrueshme.
  • Masën e hedhim në një pjatancë dhe sipër hedhim erëzat sipas dëshirës si dhe sallator turshi dhe arra.
  • Pure qiqra është gati dhe mund të shërbehet si shoqëruese e pjatave te tjera.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit

pure qiqra - garnitura
0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Si të gatuajmë Patate në furrë

Patate në furrë është një pjatë që mbase nuk ka nevojë për recetë sesa disa këshilla për ti përgatitur në mënyrë të përsosur. Lexoni çfarë kemi përgatitur për këtë garniturë që nuk mungon asnjëherë në tavolinë.