Pogaça – Panine për mëngjes

Pogaça janë panine të mbushura që përgatiten për mëngjes. Kjo është një recetë shumë e përhapur në vendet ballkanike dhe Turqi. Mbushja mund të varjoj në disa receta, por shija e këtyre panineve për mëngjes është e veçantë dhe unike.

Pogaça – Panine për mëngjes

Prep Time30 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time50 minutes
Course: Bread
Cuisine: Albanian
Keyword: buke
Sasia: 4 Persona
Kalori: 210kcal

Përbërësit

  • 500 gr miell
  • 200 mL qumësht
  • 2 kokrra vezë
  • 50 gr gjalpë
  • 50 gr vaj ulliri
  • 1 lugë e vogël maja birre
  • 1 lugë e vogël uthull molle
  • 1 sheqer
  • 100 gr djathë i bardhë
  • erëza të freskëta sipas dëshirës
  • fara susami
  • pak kripë

Përgatitja

  • Për përgatitjen e pogaçave, në fillim tretim në një enë majanë me pak qumësht dhe sheqer.
  • I lemë për gati 10 minuta.
  • Hedhim miellin në një enë qelqi duke e hapur në mes ku hedhim vezët, qumështin, majanë e shkrirë, vajin, pak kripë dhe i përziejmë të gjitha së bashku.
  • Brumin e punojmë për gati 10 minuta. E mbulojmë enën e brumit me një qeskë kuzhine dhe e lemë të pushojë për gati 30 minuta.
  • Më pas brumin e ndajmë në pesë toptha dhe i hapim petë me anë të pecit por jo shumë të holla .
  • Petët i lyejmë me anë të furçës me pak gjalp dhe vendosen njëra mbi tjetrën.
  • Më pas petët bëhen role dhe do të priten me thikë në formë cilindrike me lartësi 4 – 5 cm.
  • Pjesët që premë i vendosim mbi tavolinë në mënyrë që cilindrat të jenë drejtë d.m.th. pjesa rrethore (baza) të puthitet me tavolinën kurse tjetra shtypet me gishta nga sipër duke u bërë si një pite të vogël.
  • I mbushim në mes me një lugë djathë me erëza ose spinaq sipas dëshirës dhe i palosim në formë gjysmëhëne.
  • I radhitim në një tavë të shtruar me letër kuzhine dhe sipër i lyejmë me të verdhë veze të rrahur me qumësht.
  • Tavën e lemë në furë për gati 20-30 minuta derisa të dyfishohen pogaçat.
  • Pas kësaj i pjekim në furë të nxehur në temperaturën 200 gradë për 15 – 20 minuta.
  • Këto panine të mbushura janë ideale për mëngjes. Provoni versione të ndryshme për mbushjen dhe do të ngeleni super të kënaqur. Një mbushje përkryer është edhe pastrami.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

Na shkruani në komente dhe dërgoni fotot tuaja në faqen tonë në Facebook.

7 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Khachapuri

Khachapuri (Chaczapuri) është një pjatë tjetër tradicionale gjeorgjigjiane. Mënyra e gatimit dhe e formës që i jepet mund të ndryshojë nga krahina në krahinë. Zakonisht mbushet me djathë tipik të zonës, vezë dhe përbërës të tjerë.