Patate ne furrë me djathë – Patate fizarmonikë

mish

Një mënyre e veçantë për të përgatitur patate në furre. Te prera në formë fizarmonike dhe të mbushura me djathë, kjo recetë ka një prezantim mahnitës.

Patate ne furrë me djathë – Patate fizarmonikë

Prep Time15 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time35 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Mediterranean
Keyword: perime
Sasia: 2 persona
Kalori: 200kcal

Përbërësit

  • 2 kokrra patate të mëdha
  • 30 gr djathë pecorino
  • 30 gr djathë pamixhano
  • pak gjalpë
  • pak piper
  • rozmarinë
  • majdanoz

Përgatitja

  • Lajmë dhe fshijmë patatet. Kokrrat e patateve nëse janë të gjata aq me mire del rezultati final. Me ndihmën e një piruni, shpojmë patatet ne mënyre uniforme. Më pas marrim dy shkopinj shishqebap, dhe vendosim pataten e mes.
  • Presim me thikë ne mënyre vertikale derisa thika te kapi shkopinjtë. Prerjet mundohemi mos ti bëjmë shumë te trasha.
  • Nëqoftëse nuk ju ndodhet shkop shishqebap vendosnin bishtin e lugës së drurit në anë të patates. Qëllimi është se shkopi nuk e lë pataten të pritet deri në fund.
  • Me anë të një furçe patatet i lyejmë me gjalpin e shkrirë. Brenda fetat e ndara do i mbushim me të djathërat dhe pak piper. Djathi pecorino është djathë dele italian. Djathin parmixhano e grijmë në rende dhe e hedhim sipër. Sipas dëshirës i shtojmë edhe pak rozmarinë të grirë.
  • Patatet i vendosim në tavë dhe i futim në furrë të ngrohur më parë në 200°C për 30-35 minuta. Kjo ishte një recetë e shpejtë për patate ne furre me djathë.

Mund të shoqëroni pjata të ndryshme me mish.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit

4 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pure qiqra

Qiqrat janë më energjiket dhe më ushqyeset të familjeve të legumeve. Ato kanë përmbajtje të lartë në proteina. Kjo është receta për përgatitjen e pure me qiqra.

Sallatë e zier me gjethe rrepash

Gjethja e panxharsheqerit është shumë e mirë, dhe ngjason me spinaqin. Mund ta gatuajmë të zier në ujë ose në avull, me vaj sipër dhe kështu shoqëron pjatanca të ndryshme mishi ose peshku. Në këtë recetë, ne e sjellim në një variant si sallatë që mund ta hamë si meze për të hapur oreksin ose thjesht mund të shoqërojmë një pjatë mishi.

Angjinare në tigan

Angjinarja e stufuar në tigan është një pjatë shumë e shijshme dhe shumë e thjeshtë në përgatitje. Kjo pjatë mund të jetë një garniturë e mirë për pjata me mish ose peshk. Por mund të jetë edhe një pjatë e dytë për vegjetarianët sepse angjinarja ka shumë veti ushqimore.