Musaka me lakër të bardhë

Lakra e bardhë ka shumë lëndë ushqyese të cilat janë të vlefshme për trupin e njeriut. Kjo recetë musaka me lakër i përmbledh në një pjatë të vetme vitaminat se bashku me proteinat. Lakra e bardhë ka shumë vlera ushqyese kur përdoret e pa gatuar, megjithatë lakra ka një përdorim të gjerë në kuzhinën tonë.

Musaka me lakër të bardhë

Prep Time30 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time1 hour
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle
Sasia: 4 persona
Kalori: 320kcal

Përbërësit

  • 800 gr lakër e bardhë 1 kokë
  • 300 gr presh
  • 1 kokërr qepë
  • 2-3 karrota
  • 100 gr oriz
  • 400 gr mish i grirë
  • mëndërz nenexhik
  • piper
  • kripë

Përbërësit për beshamel

  • 500 mL qumësht
  • 100 gr gjalpë
  • 2 kokrra vezë
  • 100 gr miell
  • arrë muskat

Përgatitja

  • Në fillim pastrojmë dhe lajmë të gjitha perimet. Grihet lakra në fije jo shumë të holla, grihet preshi rrath – rrath, grihen karrotat dhe i hedhim në një tenxhere me dy lugë vaj ulliri dhe dy – tre lugë ujë dhe pak kripë.
  • I lemë të zbuten në zjarr të ngadalshëm të mbuluara me kapak duke i trazuar disa herë.
  • Në një enë tjetër grijmë qepën, kaurdiset pak me vaj ulliri derisa të skuqet dhe pastaj hedhim mishin. E kaurdisim së bashku me qepën.
  • Hedhim ujë të ngrohtë, orizin dhe i lemë të ziejnë.
  • E rregullojmë mishin me kripë dhe erëza dhe ndërkohë lakra me preshin ka zierë. E rregullojmë edhe këtë me kripë dhe erëza.
  • Në një tavë të lyer me vaj ulliri hedhim gjysmën e lakrave duke e hapur në të gjithë tavën.
  • Sipër hedhim mishin e grirë dhe orizin duke e hapur edhe këtë në gjithë sipërfaqen e lakrës. Mbi këtë hedhim, gjysmën tjetrës të lakrës.
  • Në fund të gjithë sipërfaqen e tavës do ta mbulojmë me beshamel. Lexo recëten e detajuar për beshamel.
  • Tavën e futim në furrë të nxehur për 20 minuta në temperaturën 220 gradë
  • Tava me musaka lakër është gati kur sipërfaqja të marrë ngjyrë të verdhë me te kuqe .

Lexoni gjithashtu recetën për musaka me patate.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimi

3 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Musaka me patate

Musaka është një pjatë tipike e kuzhinës greke. Ka shumë variante të musakasë si me patëllxhanë, kunguj, patate apo perime të tjera. Ne këtu e kemi sjellë në variantin me patate. Kjo është një recetë e shijshme dhe që mund ta shërbejmë si pjatë kryesore.

Mish pule me portokalle

Kjo pjatë është një pjatë e lehtë dhe e shëndetshme. Mishi i bardhë i kraharorit të pulës është shumë i mirë nëse gatuhet në mënyrën e duhur. Ky mish është i këshillueshëm edhe për fëmijët e vegjël. Kjo recetë e shpejtë është e përshtatshme edhe për ta. Mjafton pak mish i bardhë dhe portokalle dhe në pak minuta do të keni një pjatë të shijshme.

Tavë balte me spinaq

Tavë balte me spinaq është një gatim mjaft interesant për tu provuar. Vlerat ushqimore te spinaqit dihen që janë të mëdha. Prandaj dhe recetën e sotme e kemi zgjedhur me këtë përbërës.

Salcë kima

Kima (ose e quajtur tjetër ragu) është një salcë me bazë mishi të grirë, të cilën mund ta përdorim për ta përzier me makarona, oriz, perime të ndryshme, etj. Kjo lloj salce kërkon pak kohë në zierje, por përfundimi ia vlen mundimin e bërë.