Mini ëmbëlsira me luleshtrydhe

Këto mini ëmbëlsira të kombinuara me pana dhe luleshtrydhe janë një snack (ang:) ideal i pasditeve. Mini tarts ju mund ti përgatisni dhe ti konservoni për mbushje të ndryshme. Ja si përgatiten.

Mini ëmbëlsira me luleshtrydhe

Prep Time20 minutes
Cook Time15 minutes
Total Time35 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Global
Keyword: embelsire
Sasia: 30 cope
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 680 gram miell për ëmbëlsira
  • 450 gram gjalpë në temperature ambienti
  • 220 gram sheqer
  • 1 kokërr veze
  • 3 të verdha veze
  • 300 mL pana e freskët
  • 300 gram luleshtrydhe

Përgatitja

  • Në fillim duhet te sigurohemi që të gjithë përbërësit të jenë në temperaturë ambienti përveç panës së freskët.
  • Në një enë hedhim sheqerin se bashku me gjalpin dhe i rrahim derisa të dy te bëhen të njëtrajtshme. Duhet te përfitojmë një mase paksa kremoze dhe me bulza.
  • Në hapin tjeter shtojmë vezët një e nga një. Nuk duhet te shtojmë vezën tjetër nëse e pare nuk është perthithur mire nga e gjithë masa.
  • Shtojmë gjysmën e miellit dhe e përziejmë mire. Pasi masa është e gjitha e njëtrajtshme, shtojmë pjesën tjetër te miellit. E përziejmë derisa e gjitha masa te jete homogjene.
  • Brumin e krijuar e leme të pushojë ne frigorifer.
  • Ndërkohë që brumi pushon, marrin pana të freskët dhe e hedhim në mikser për ta rrahur. Për një rezultat sa më të mirë, ena ku do të rrahim pana duhet të jetë sa më e ftohtë. Pasi ta kemi rrahur dhe të ketë një masë të qëndrueshme, e ruajmë edhe ketë në frigorifer.
  • Nxjerrim brumin nga frigoriferi dhe e hapim në tavolinën e punës pa e punuar shumë. Me anë të thikës presim disqe dhe i vendosim në tavën me forma. Më pas bëjmë dhe disa vrima me pirua.
  • E fusim në furrë për pjekje ne temperaturën 180°C për rreth 15 minuta. Ose derisa shikojmë qe bordi merr ngjyrën disi kafe. I nxjerrim nga furra dhe i lemë të ftohën. Vazhdojmë kështu me gjithë masën e brumit. Mund të jetë nevoja të vëmë disa herë tavën për pjekjen e mini ëmbëlsirave.

Marrim panën e rrahur dhe e hedhim në xhepin e pastiçerit. Mbushim ëmbëlsirat me pana dhe sipër shtojmë një pjesë luleshtrydhe.

Mini ëmbëlsirat janë gati. I vendosim në mbajtëse dhe përgatisim një çaj për shoqërim.

Receta per muffin me çokollatë

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta ëmbëlsirë e mbushur me krem

Kjo ëmbëlsirë e mbushur me krem është ideale për të festuar ditëlindje apo festa të tjera, ose thjeshtë një copë ëmbëlsirë pas darkës. Përgatitja e kësaj ëmbëlsirës mbushur me krem është shumë e thjeshtë dhe shtresa kryesore ngjan si një pandispanjë.

Vanilla Cupcake

Vanilla cupcake apo cupcakes me vanilje janë perfekte për festa, festime apo thjesht për ti provuar. Këto ëmbëlsira përgatiten fare thjeshte dhe sipër mund ti vendosim krem me shije dhe ngjyra të ndryshme.

Zupa angleze – Receta Klasike

Zupa angleze pavarësisht emrit është një ëmbëlsirë italiane ku përbërësit kryesorë janë pandispanjë dhe kremi pastiçer. është shumë e përhapur në qendër të vendit por nga zona në zonë kjo ëmbëlsirë ka ndryshime.