Lakror dy pete mbushur me hithra

Hithra është mbretëresha e bimëve popullore që pastron gjakun. Ky lakror dy pete mbushur me hithra duhet te jetë në tavolinën tuaj pothuajse çdo javë. Ne do të japim një recetë gatimi të thjeshtë të kuzhinës shqiptare.

Lakror dy pete mbushur me hithra

Prep Time30 minutes
Cook Time15 minutes
Total Time45 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Albanian
Keyword: byrek
Sasia: 4 persona
Kalori: 310kcal

Përbërësit

Për brumin

  • 200 gr miell
  • 100 ml ujë
  • 1 lugë vaj ulliri
  • pak kripë

Për mbushjen

  • 500 gr hithra
  • 2 qepë të njoma
  • 100 gr djathë i bardhë
  • 1 gotë qumësht
  • vaj ulliri
  • nenexhik
  • piper i zi
  • majdanoz

Përgatitja

  • Në fillim përgatitim brumin. Marrim miellin, ujin, vajin e ullirit i hedhim në një enë dhe i përziejmë për gati 5 minuta. Shtojmë dhe pak kripë dhe e përziejmë. Brumin e mbështjellim me një qeskë kuzhine dhe e lemë të pushoj për 15 minuta.
  • Ndërkohë merremi me përgatitjen e mbushjes.
  • Gjatë përgatitjes së hithrave duhet të veshim dorashka. Pastrojmë e lajmë hithrat e qepët dhe i presim me anë të një thike grirëse.
  • Masën e hedhim në një enë dhe e shtypim me dorë sa ajo të ulet. Më pas shtojmë djathin, vajin, erëzat dhe i përziejmë përsëri.
  • Mbushja është gati, vazhdojmë me petët. Ndajmë brumin në dy pjesë, me anë të okllaisë (pecit) bëjmë dy petë. Në një tavë të lyer me vaj shtrojmë një petë dhe e spërkatim me vaj. Sipër petës hedhim mbushjen duke e shpërndarë në të gjithë tavën.
  • Masën e mbulojmë me petën tjetër, duke rregulluar anët të mos na dali mbushja.
  • E spërkatim sipër me vaj ulliri dhe e pjekim në furrë të nxehur me 200 gradë për 10-15 minuta.
  • Lakror dy pete mbushur me hithra është gati. Shoqërohet me dhallë dhe ideale për të shoqëruar pasditet pranverore.

Receta për byrek me patate, byrek me spinaq ose byrek me gjizë.

lakror dy pete mbushur hithra - receta gatimi shqiptare

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

4 Shares
4 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Si të gatuajmë Sushi

Sushi është një pjatë tradicionale japoneze me oriz të përgatitur me uthull, me pak sheqer dhe kripë, që shoqërohet me një larmi përbërësish, të tilla si ushqime deti, shpesh të papërpunuara dhe perime.

Byrek Role me Spinaq

Byrek role mbushur me spinaq është një mënyre e veçantë përgatitje. Me pak përbërës, kjo pjatë është e pasur në minerale dhe me një shije delikate. Byrek role është një pjate e thjeshte për tu përgatitur, le të ndjekim hapat në video recetën që kemi përgatitur.

Musaka me patate

Musaka është një pjatë tipike e kuzhinës greke. Ka shumë variante të musakasë si me patëllxhanë, kunguj, patate apo perime të tjera. Ne këtu e kemi sjellë në variantin me patate. Kjo është një recetë e shijshme dhe që mund ta shërbejmë si pjatë kryesore.

Harapash Korçe

Harapash Korçe, është receta e radhës ne Arti Gatimit. Kjo recetë përgatitet me miell misri dhe përdoret më shumë në zonën e Korçës, siç mund ta keni kuptuar nga emri.

Receta per Lazanjë

Lazanja është një pjatë tipike e Italisë e në mënyrë të veçantë e zonës së Bolonjës. Kjo pjatë është e njohur tashmë jo vetëm në këtë zonë, por në mbarë botën. Lazanjë është një pjatë e parë, 'e pasur' dhe e shumë e shijshme.