Grur i zier

Grur i zier e rekomandoj sepse është shumë e shëndetshme. Gruri pa përpunuar përmban mjaft proteina dhe asimilohet lehtë nga organizmi, prandaj ju rekomandohet të gjithëve ta përdorin, sidomos sportistëve dhe fëmijëve.

Grur i zier

Prep Time20 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 2 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 150 gr grurë
  • 300 mL ujë
  • arra
  • kanelle
  • 60 gr sheqer

Përgatitja

  • Përgatitja e kësaj recete është një proces shumë i thjeshtë. Lajmë grurin dhe e lemë 2 orë në një enë me ujë.
  • Më pas e hedhim në tenxhere me masën e ujit dhe e lemë të ziejë në zjarr të ulët. Kokrra e grurit duhet të zbërthehet mirë. Pasi e shikojmë që gruri ka zier, e kullojmë ujin qe mund të ketë ngelur.
  • Koha e zierjes varet nga lloji i grurit. Ujin mund ta përdorim për sup sepse ka shumë vlera ushqimore.
  • Grurit të kulluar i hedhim,sheqerin ,arrat dhe sipër kanellë. Grur i zier serviret i ftohtë me një gotë verë të bardhë për pasdite.

Nëse ju pëlqeu kjo recetë, ju ftoj të lexoni ashure, një tjetër recetë me grurë!

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like