Biskota me dy ngjyra

Biskotat janë ëmbëlsirat më të thjeshta për tu përgatitur. Këto biskota me dy ngjyra janë shumë te veçanta. Kakao e përdorur në recetën e këtyre ëmbëlsirave jep një kontrast të këndshëm.

Biskota me dy ngjyra

Prep Time20 minutes
Cook Time15 minutes
Total Time35 minutes
Course: Bread
Cuisine: Albanian
Keyword: biskota
Sasia: 20 cope
Kalori: 240kcal

Përbërësit

  • 200 gr sheqer pluhur
  • 100 gr gjalpë
  • 300 gr miell
  • 50 gr kakao pluhur
  • 2 kokrra vezë
  • 1 lugë e vogël pluhur pjekës
  • 1 pako vanilje

Përgatitja

  • Për këtë proces nevojitet një rrahëse elektrike. Nëse kemi robot kuzhine, mund të vendosim rrahësen e vezëve.
  • Fillojmë duke rrahur vezët, sheqerin dhe gjalpin se bashku. Pas disa minutash i transferojmë në një enë. Miellin e sitim së bashku me pluhurin pjekës e vaniljen pluhur dhe i bashkojmë me masën. Në këtë proces i trazojmë me dorë produktet.
  • E punojmë brumin për gati 7-8 minuta dhe e ndajmë në dy pjesë. Njërës pjesë i hedhim kakao dhe e punojmë përsëri. Brumin për biskota me dy ngjyra e mbledhim me qeska kuzhine dhe të dyja pjesët i lëmë të pushojnë për 20 minuta.
  • Më pas brumin e ndajmë në toptha të vegjël duke formuar biskota me dy ngjyra në formë lule. Sigurisht mund të përdorni edhe fantazinë tuaj për forma të ndryshme.
  • Biskotat i vendosim në një tavë me letër kuzhine ose të lyer me gjalpë dhe i pjekim në furrë të nxehur me temperaturë 180 gradë C për 15 minuta.


Na dërgoni fotot e biskotave qe keni gatuar. Përdorni hapësirën e komenteve qe gjendet ne fundin e faqes. Ju mire presim!

Receta për biskota napoletane.

0 Shares
0 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Ëmbëlsirë Cheesecake me kos

Cheesecake me kos është një ëmbëlsirë që ka gjithmonë sukses kur ia shërbeni miqve tuaj. Kjo ëmbëlsirë e shijshme e gatuar me kos dhe pana mund të shërbehet në fund të vaktit duke i hedhur sipër pak reçel ose çokollatë të shkrirë.

French Macarons – Receta Baze

French Macaron janë ëmbëlsira të vogla me origjinë franceze. Këto ëmbëlsira përgatiten me pak përbërës, me bazë meringe, miell bajamesh, të bardha veze dhe sheqer pluhur. Ajo që i bën të veçanta është se mund të kenë ngjyra të shumëllojshme si dhe shije të ndryshme.

Bollgur me çokollatë

Një recetë vegane, bollgur me çokollate. Përgatitja e kësaj receta është shume e thjeshte, ideale për okazione speciale dhe te ftuar special. Zgjedhja e çokollatës duhet te jete nga më cilësoret.