5 Receta Gatimi për Festën e Pashkëve

Pashka konsiderohet si një festë familjare. Në recetat që kemi publikuar tek Arti Gatimit, kemi bërë këtë përmbledhje me receta gatimi për festën e Pashkëve. Ajo kremtohej në ditën e hënës së plote të ekuinoksit pranveror. Ju mund ti lexoni recetat duke klikuar mbi titullin e seciles

1 – Vezë të kuqe

Një nder ritualet më të hershme të Festes se Pashkëve është ngjyrosja e vezëve, pjesë të traditës kishtare në vigjiljen apo natën e Pashkëve. Lexoni tekniken e ngjyrosjes së vezëve si edhe këshilla për një rezultat të përkryer.

2 – Role me mish të grirë


Edhe në këtë recetë protagonist janë vezët. Shoqëruar me pjata të ndryshme kjo recetë do të ndryshoj komplet tavolinën tuaj në festën ë Pashkëve.

3 – Vezë në Kulaç


Një tjetër recetë e veçantë me veze për festen e Pashkëve. Fare e thjeshtë për tu përgatitur dhe rezultat i mahnitshëm. Cilido që ta provoj këtë kulaç me veze, do te ngelet pa fjalë.

4 – Cyrek


Një tjetër recetë tradicionale për festën e Pashkëve. Kjo bukë speciale bazohet tek një recetë greke e hershme.

5 – Yshmer


Dhe pse ne krahina të ndryshme mund të ndryshoj emërtimi, yshmeri ka qenë prezent ne tavoline për festën e Pashkëve për vite me radhë.

Cila është receta juaj e preferuar? Presim mendimin tuaj në komentet më poshtë.

Gëzuar Pashkët!

0 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You May Also Like

Receta për Bakllava Shqiptare

Bakllavaja është një ëmbëlsirë shumë e njohur në vendet ballaknike dhe jo vetëm. Kjo ëmbëlsirë është e bërë me petë të mbushura me arra, (bajame, lajthi,pistak në disa vende), dhe e regjur me sherbet ose mjaltë në disa vende të tjera. Thuhet që origjina e bakllavasë vjen nga Turqia. Në ditët e sotme kjo ëmbëlsirë është e njohur nga të gjithë.

Kompekaj

Kompekaj është një ëmbëlsirë e njohur shqiptare. Procesi i përgatitjes se kësaj ëmbëlsire mund te duket i komplikuar, por rezultati ja velen ta provoni. Ndiqni gjithashtu video recetën e përgatitur posaçërisht.

Kadaif

Kadaif së bashku me bakllavanë janë ëmbëlsirat tipike për festat e fundvitit për gjithë shqiptarët. Ne e kemi përgatitur kadaifin në një mënyrë tjetër, duke i bërë rolè copat. Në këtë mënyrë prezantohet më bukur dhe është më i lehtë për tu shërbyer.