Tavë presha në furrë

Tave presha është një recetë gatimi tradicionale shqiptare. Një recete gjellë e shëndetshme dhe e thjeshtë për ta përgatitur.

Tavë presha në furrë

Prep Time15 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time45 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 4 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 500 gram presh
  • 2 kokrra qepë
  • 1 lugë gjelle miell
  • 1 gotë lëng mishi ose ujë
  • 1 lug gjelle ajvar sipas dëshirës
  • vaj ulliri ekstra i virgjër
  • kripë
  • mëndrëz nane
  • piper
  • gjethe dafine
  • spec sipas dëshirës

Përgatitja

  • Pastrohen preshat dhe lahen mirë nga dherat dhe papastërti të tjera. Preshat i presim në formë rrethore. I vendosim në një tavë dhe i spërkatim sipër me vaj ulliri dhe me pak kripë. Tavën e fusim në furrë të nxehur, sa të përgatitim salcën.
  • Ndërkohe qepën e prerë hollë e kaurdisim pak. Tek lëngu i mishit hedhim një lugë miell dhe e tretim. Me pas e shtojmë tek qepa. Hedhim erëzat, pak ajvar nese dëshirojmë dhe e trazojmë. Salcën e lemë të marri 2-3 minuta valë.
  • Ne hapin tjetër e hedhim sipër tavës me presha. Tava e përgatitur piqet në furrë për 30 minuta në 200 gradë.
  • Tava duhet të dali me shumë pak lëng. Shoqërohet me bukë të thekur.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

Receta Gatimi Tave presha ne furre
3 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Krepa me perime

Këto krepa me perime janë vërtet te veçante, si nga mënyra e përgatitjes por edhe nga përbërësit. Ideal për të provuar diçka ndryshe, gjithashtu ne faqen tonë mund të gjeni recetën për krepa baze dhe krepa me Nutella.

Kunguj me domate e mocarela

Kjo pjatë e freskët është ideale për një aperitiv me miqtë apo për një antipastë të shijshme. Këto feta kunguj duken si pica të vogla, për vetë faktin që janë me salcë e mocarela sipër. Janë shumë të thjeshta për tu përgatitur, mjafton të pjekësh në zgarë fetat e kungujt e ti hedhësh sipër salcën dhe djathin. Pëlqehen nga e gjithë familja.

Byrek i mbushur në formë lule

Receta e këtij byreku na ka ardhur nga një lexuese e rregullt e faqes tonë, Edona të cilën e falenderojmë. është me të vërtetë një byrek jo vetëm i shijshëm por edhe i bukur në pamje. Mund ta shërbejmë mbasdite për fëmijët ose për një aperitiv me miqtë. Jam e sigurt që të gjithë do të ngelen të kënaqur nga ky byrek. Në këtë rast ne e kemi mbushur me djathë e gjizë, por gjithsecili mund ta mbush sipas dëshirës e fantazisë.

Supë krem me lulelakër

Supa me lulelakër është një pjatë e parë e shijshme, e lehtë dhe e shëndetshme. Lulelakra është një perime tipike e stinës së ftohtë të dimrit. Me të mund të përgatisim shumë receta të shijshme. Në këtë recetë ne e kemi përgatitur supë krem e cila është shumë e mirë edhe për fëmijët.