Pulë në tavë me petë – Receta tradicionale

Pulë në tavë me petë është një recetë e vjetër dhe shumë e pëlqyeshme e cila është përdorur shumë nga amvisat shqiptare. Tradita e kësaj recete është pjekja në saç, por megjithatë ajo mund të përgatitet edhe në furrë.

Pulë në tavë me petë – Receta tradicionale

Prep Time20 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 4 persona
Kalori: 240kcal

Përbërësit

  • 1 pulë mesatare
  • 600 gram miell
  • 400 mL ujë të vakët
  • 2 kokrra qepë
  • 100 gram gjalpë
  • pak niseshte
  • 10 gr kripë
  • vaj ulliri
  • piper

Përgatitja

Në fillim përgatitim brumin për petët.

  • Në një enë hedhim miellin, e hapim në mes, hedhim një lugë vaj ulliri, pak kripë dhe ujin e vakët. E përziejmë mirë për 5-6 minuta dhe e mbulojmë me një qeskë kuzhine. E lemë të pushojë për 30 minuta.
  • Në një enë kaurdisim qepën e grire hollë, derisa të skuqen pak.
  • Më pas hedhim mishin duke e kaurdisur për 5-6 minuta te tjera se bashku me qepen.
  • I hedhim pak piper dhe spec sipas dëshirës. Shtojmë ujë dhe e lemë për disa minuta të tjera.
  • Ndërkohë ndajmë brumin në 10 -12 toptha të vegjël. Petët i hapim me okllai (pec) duke i spërkatur sipër me niseshte. Petët i pjekim një e nga një në furrë, sa të zverdhen pak, në temperaturë maksimale.
  • Marrim një tavë, e lyejmë me gjalpë dhe i hedhim pak lëng mishi.
  • Vendosim petën e parë dhe e spërkatim me lëngun e mishit.
  • Kështu vazhdojmë derisa të vendosim 5-6 pete.
  • Petët e sipërme i copëtojmë dhe i vendosim sipër petëve të tjera duke vazhduar spërkatjen me gjalpë dhe lëng mishi.
  • Mbi petët vendosim thelat e pulës. Duhet patur parasysh që të gjitha petët të lagen me lëngun e mishit.
  • E pjekim në furrë të nxehur më parë për 15 – 20 minuta në temperaturën 200 gradë.
  • Receta pule ne tave me pete është gati. Mund ta shërbejmë me sallat mikse ose barbunja.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit

Çfarë do të ndryshonit tek kjo recetë? Na shkruani ne komente!

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Role viçi e mbushur

Mishi i viçit i bërë role dhe i mbushur me feta proshute, djathë e salçiçe është pa dyshim një pjatë e pasur dhe e shijshme. është ideale për një darkë me miqtë të cilët padyshim do të ngelen të kënaqur nga shija e këtij gatimi.

Mish lepuri me hudhra

Mishi i lepurit është shumë i shijshëm nëse gatuhet në mënyrë të saktë. Kjo recetë është shumë e thjeshtë, e mund ta përgatisin edhe ata që janë në hapat e para në kuzhinë. Kemi përgatitur mishin e lepurit me hudhra në tenxhere presioni.

Mish me qepe në furrë

Tava me mish e qepë është një pjatë e dytë që ia vlen ta provosh ta gatuash dhe ta shijosh në shoqërinë e familjes. Kjo recete gatimi me mish viçi është shumë i thjeshtë për tu bërë dhe nuk të merr shumë kohë.

Qofte me bizele

Receta e qofteve me bizele na vjen nga nje lexuese e rregullt e faqes tone, Silvana të cilën e falenderojmë shumë. Këto qofte janë te shpejta e të mira. Këtë pjatë mund ta shërbejmë edhe si pjatë të vetme.

Rolé të vogla mishi me kunguj e proshutë

Këto rolè të vogla janë me të vërtetë të shijshme, dhe i pëlqejnë si të mëdhenjve edhe fëmijëve. Kjo është një pjatë e dytë, e thjeshtë dhe e mirë, e cila bëhet me feta mishi të mbledhura brenda me kunguj dhe proshutë. Këto rolè mund të përgatiten edhe një ditë më parë, i lemë në frigorifer dhe i skuqim në momentin kur ti servirim.