Pispili me lakra te egra – GATIME KORÇARE

Kjo është receta origjinale për pispili me lakra te egra. Gatime korçare tradicionale që vazhdojnë ti rezistojnë kohës. Një recete gatimi që e kemi publikuar me parë, pispili me lakra te egra.

Pispili me lakra te egra – GATIME KORÇARE

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: First plate
Cuisine: Albanian
Keyword: byrek
Sasia: 4 persona
Kalori: 180kcal

Përbërësit

  • 1 kg lakra të egra ose spinaq
  • 300 gram miell misri
  • 250 gram qepë të njoma ose dhe presh
  • 100 gram djathë
  • 300 mL qumësht
  • 100 mL vaj ulliri
  • kripë
  • kopër
  • mëndrëz nenexhik
  • piper

Përgatitja

  • Për përgatitjen e pispilisë përdoren lakrat e egra: lulëkuqe, qumështorë, lëpjetë, labot, hithra, nenë etj. Së shpejti do të kemi edhe një artikull mbi lakrat e egra dhe përdorimi i tyre. Mos harroni te abonoheni ne njoftimet e faqes për receta gatimi.
  • Pastrojmë dhe lajmë lakrat dhe qepët. I grijmë hollë dhe i hedhim në një enë të madhe.
  • I hedhim kripë dhe gjysmën e miellit dhe i shtypim me dorë derisa ato të lëshojnë lëngun e tyre.
  • Më pas i hedhim djathin e thërrmuar, erëzat, qumështin dhe vajin.
  • I trazojmë mirë me lugë druri.
  • Tavën e lyejmë me vaj ulliri dhe e spërkatim me miell të gjithë sipërfaqen e saj.Masën e lakrave e hedhim me dorë duke e shpërndarë në gjithë sipërfaqen e tavës dhe hedhim mbi të lëngun që ka ena. E spërkatim sipër me pjesën tjetër të miellit të misrit dhe e sheshojmë me dorë.
  • Tava pispili me lakra te egra piqet në furrë të nxehur në 200 gradë për 30-40 minuta.
  • Shoqërohet me dhallë. Në të njëjtën mënyrë përgatitet edhe me spinaq.

Dhe si e do tradita:

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit

Lexoni receten për petulla korçare

15 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like