Pije me verë të kuqe – Liker

Pije me verë të kuqe është një liker për femra. Gjyshet tona e kanë shumë të njohur këtë pije dhe e përgatitnin me shumë dëshirë për qerasje.

Pije me verë të kuqe – Liker

Prep Time10 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time30 minutes
Course: Drinks
Cuisine: Albanian
Keyword: pije
Sasia: 4 persona
Kalori: 80kcal

Përbërësit

  • 500 ml verë e kuqe
  • 100 gram sheqer
  • 500 ml raki rrushi
  • 300 gram sheqer
  • 5-6 karafila
  • 1 shkop kanellë
  • 1 gjethe barbarozë

Përgatitja

  • Në një enë hedhim masën e verës atë të rakisë dhe të sheqerit. E trazojmë me kujdes. Enën e vëmë në zjarr të ngadalshëm.
  • Gjatë zierjes, shtojmë karafilat dhe kanellën. E trazojmë herë pas here gjatë kohës që zien. Dhe ashtu vazhdojmë për gati 10 minuta duke e përzier dhe masa duke zierë.
  • Kujdes nga alkooli të mos marrë flakë: Zierja behet në pllakën e sobës me nxehtësi të ulët.
  • Pas 10 minutash zierje e heqim nga zjarri dhe e lemë të ftohet.
  • Më pas e hedhim në shishe së bashku me erëzat, heqim vetëm barbarozën. Duhet të kemi parasysh se shishet duhet të jenë të sterilizuara.
  • Pija liker me verë të kuqe, shoqërohet me glikonë që keni për zemër ose me fruta të thata.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

liker pije grash
0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pije Franceze – Clericot

Clericot është një pije me origjinë franceze, por disa thonë se është shpikur nga anglezët që jetonin në Indi, për të freskuar nxehtësinë. Përgatitja e kësaj pije është super e lehtë dhe mund të shërbehet në një gotë vere.

Çaj trëndafili të egër

Trëndafili i egër (Rosa Canina) është një ndër bimët mjekësore më të çmuara për vlerat e forta shëndetësore. Ai është një bimë që rritet në shkurre, sidomos në pjesët kodrinore të Shqipërisë.