Petulla në prush – Receta Gatimi

Duke përfituar nga koha akoma disi e ftohtë, petulla në prush është një recetë gatimi për të qëndruar pranë zjarrit. Petulla është një ushqim shekullor për shqiptarët. Petullat në prush janë shumë të shijshme, sepse prushi i kullon mirë dhe i bën disi krecë.

Petulla në prush – Receta Gatimi

Prep Time10 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time30 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Albanian
Keyword: buke
Sasia: 4 persona
Kalori: 200kcal

Përbërësit

  • 500 gram miell
  • 350 mL ujë të vakët
  • 1 lugë e vogël maja
  • 1 lugë e vogël mjaltë ose sheqer
  • pak kripë

Përgatitja

  • Në fillim marrim një gotë dhe tretim majanë me mjaltin dhe pak ujë duke e lënë për gati 10 minuta të pushojnë. Më pas miellin e hedhim në një enë të bollshme së bashku me majanë, ujin dhe në fund kripën.
  • Masën e përziejmë mirë për gati 10 minuta. Brumi duhet të dali disi i trashë. E mbulojmë enën me kapak dhe e lemë në vend të ngrohtë për gati 2 orë.
  • Ndërkohë ndezim zjarrin dhe e lemë të formohet prushi. Vendosim tiganin mbi prush dhe e mbushim  gati gjysmë me vaj. Presim sa të nxehet vaji, lagim duart me ujë dhe marrim me dorë gati një lugë brumë.
  • E hapim në mënyrë rrethore dhe e hedhim me kujdes në vajin e nxehur. Vazhdojmë në këtë mënyrë sa mbushet tigani. Presim të bëhen nga një anë pastaj i kthejmë në anën tjetër me ndihmën e një piruni.
  • Kështu vazhdojmë sa të përfundojë i gjithë brumi i petullave.
  • Petullat në prush mund të shoqërohen me djathë të bardhë dhe të konsumohen të ngrohta. Receta të tjera të ju këshillojmë të lexoni petulla te shpejta dhe petulla amerikane.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tavë balte me spinaq

Tavë balte me spinaq është një gatim mjaft interesant për tu provuar. Vlerat ushqimore te spinaqit dihen që janë të mëdha. Prandaj dhe recetën e sotme e kemi zgjedhur me këtë përbërës.

Musaka me lakër të bardhë

Lakra e bardhë ka shumë lëndë ushqyese të cilat janë të vlefshme për trupin e njeriut. Kjo recetë musaka me lakër i përmbledh në një pjatë të vetme se bashku me proteinat. Lakra e bardhë ka shumë vlera ushqyese kur përdoret e pa gatuar, megjithatë lakra ka një përdorim të gjerë në kuzhinën tonë.

Receta per Lazanjë

Lazanja është një pjatë tipike e Italisë e në mënyrë të veçantë e zonës së Bolonjës. Kjo pjatë është e njohur tashmë jo vetëm në këtë zonë, por në mbarë botën. Lazanjë është një pjatë e parë, 'e pasur' dhe e shumë e shijshme.