Krem portokalli

Krem portokalli mund të përdoret për mbushjen e tortave, pse jo, edhe si një ëmbëlsirë pasditeve. Një recetë e thjeshtë për tu përgatitur dhe e freskët.

Krem portokalli

Prep Time15 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time35 minutes
Course: Komposto
Cuisine: Albanian
Keyword: fruta
Sasia: 2 vazo
Kalori: 200kcal

Përbërësit

  • 400 mL lëng portokalli
  • 130 gram sheqer
  • 50 gram gjalpë
  • 50 gram niseshte

Përgatitja

  • Në një tenxhere hedhim lëngun e portokallit, sheqerin të përzier me niseshte dhe gjalpin.
  • I trazojmë mirë e mirë pastaj e vendosim në zjarr të ngadalshëm duke e trazuar gjithë kohën pa e ndërprerë.
  • Kështu vazhdojmë derisa masa të trashet dhe të ziejë për gati dhjetë minuta.
  • E heqim nga zjarri dhe kremi është gati për tu servirur.
  • Kremi portokallit mund të përdoret për mbushjen dhe dekorimin e tortave. Gjithashtu mund të konservohet ne frigorifer për disa ditë.
  • Fare mirë mund të përzihet edhe me mousse çokollate. Kombinimi i këtyre dy produkteve është fantastik ne shije.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Gliko me lëkura limoni

Lëkura limoni në shurup përgatiten me lëngun e portokallit dhe kanë një aromë fantastike. Përdorimi kësaj lloj gliko në recetat për ëmbëlsira është nga më të ndryshëm, shijes i jep një flagrancë aromatike por përdoret edhe si dekor.

Lëng Molle Natyral

Lëng molle i përgatitur në shtëpi ka shume veti për organizmin tonë, pasi nuk përmban konservant apo produkte të tjera kimik. Gjithashtu mollët janë të pasura me fibra, antioksidues dhe kripëra minerale.