Gurabi – Ëmbëlsira tradicionale

Gurabi tradicionale janë ëmbëlsira ideale për të shoqëruar kafenë. Recetat për gatimin për gurabi janë të ndryshme, po japim recetën sipas mënyrës më të thjeshtë.

Gurabi – Ëmbëlsira tradicionale

Prep Time10 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time30 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: biskota
Sasia: 12 copë
Kalori: 240kcal

Përbërësit

  • 800 gram miell
  • 600 gram gjalpë ose margarinë
  • 100 mL vaj
  • 500 gram sheqer pluhur i imët

Përgatitja

  • Hedhim miellin mbi banakun e punës, në formë rrethore, në mes hedhim sheqerin, gjalpin (në temperaturë ambienti) vajin dhe e përziejmë duke filluar nga mesi.
  • Tretim në fillim sheqerin me gjalpin duke marrë miell dalëngadalë. E punojmë mirë derisa të bëhet një masë e plotë. Të gjithë përbërësit duhet të përzihen mirë. Me pas e lëmë të pushojë për rreth 5 minuta.
  • Brumin e hapim me pec (okllahi) mbi banak, me trashësi 1,5 -2 cm. E presim në formë rombi ose paralelogrami. Siç mund ta shikoni edhe ne foton e bashkëngjitur.
  • Gurabitë i vendosim në tavë të lyer me gjalpë dhe piqen në furrë në temperaturën 150 gradë celsius për 30 minuta.
  • Tashmë ju ngelet të mbushni pak kafe apo çaj sipas dëshirës dhe te shijoni një pasdite te këndshme.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

Cila është ëmbëlsira juaj e preferuar nga ato që kemi publikuar ne ArtiGatimit? Na shkruani ne komente…

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta për Qumështor

Një recetë për një ëmbëlsirë që është shumë e thjeshtë për tu bërë dhe shumë e mirë për tu ngrënë. Kjo është një recete që e kam marrë nga mami im.