Çyrek – Bukë speciale për festa

Çyrek apo siç njihet ndryshe bukë Pashke është një lloje buke speciale e cila përgatitet për festën e Pashkëve. Ne do të japim një recetë të përgatitjes të kësaj buke bazuar tek receta greke. Tsoureki greqisht (τσουρέκι), çörek turkiqisht, panarët Arbërisht.

Çyrek – Bukë speciale për festa

Sasia: 6 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 650 gram miell
  • 100 gram qumësht
  • 100 mL ujë
  • 160 gram sheqer
  • 35 gram gjalpë dele
  • 35 gram gjalpë lope
  • 40 gram maja buke
  • 3 kokrra vezë
  • 5 gram maklep lloje erëze
  • 5 gram mastika ose fara kumini lloje erëzash
  • 50 gram bajame të qëruara

Përgatitja

  • Në fillim shkrijmë majanë në ujë me pak sheqer. Në një enë të bollshme hedhim qumësht, gjalpë dhe sheqerin e ngelur. Shtojmë edhe majanë e tretur. I përziejmë pak pastaj shtojmë vezët, miellin, erëzat.
  • Brumi do të punohet për gati 15 minuta. E punojmë në tavolinën e punës duke përdorur fundin e pëllëmbës. Fare mirë për këtë proces mund të përdoret edhe një mikser kuzhinë.
  • E vendosim në një enë me kapak dhe e lemë të pushoj për gati dy orë.
  • Brumin e punojmë edhe dy herë të tjera me nga pesë minuta në interval pushimi me nga 10 minuta.
  • Më pas brumin e ndajmë në gjashtë toptha dhe duke i bërë rripa-rripa.
  • Thuren të gjashtë rripat në formë gërsheti. Procesi eshte i ilustruar me foto.
  • Nëqoftëse nuk mundeni ta thurni me gjashtë gërsheta e bëni me tre rripa për të thurur gërshetin.
  • Gërshetin e përgatitur e vendosim në një tavë të lyer me gjalpë. E vendosim në furrë dhe e lemë derisa të rritet volumi.
  • Pasi e shikojmë që brumi është dyfishuar, gërshetin sipër e lyejmë me të verdhë veze të holluar me qumësht, njëkohësisht hedhim edhe bajamet të prera hollë.
  • Nëqoftëse çyrekun e duam për ditë pashke vendosim sipër gërshetit edhe një ose dy vezë të kuqe të ziera. Nxehim furrën dhe e pjekim në temperaturën 180 gradë për 40-45 minuta.
cyrek - receta gatimi per festa

Buka Pashke është gati për tu shërbyer. Për çdo pyetje, mund të përdorni hapësirën e komenteve qe gjendet në fund të recetës.

Receta për yshmer dhe qumeshtor.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit

4 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta për Bakllava Shqiptare

Bakllavaja është një ëmbëlsirë shumë e njohur në vendet ballaknike dhe jo vetëm. Kjo ëmbëlsirë është e bërë me petë të mbushura me arra, (bajame, lajthi,pistak në disa vende), dhe e regjur me sherbet ose mjaltë në disa vende të tjera. Thuhet që origjina e bakllavasë vjen nga Turqia. Në ditët e sotme kjo ëmbëlsirë është e njohur nga të gjithë.

Kadaif

Kadaif së bashku me bakllavanë janë ëmbëlsirat tipike për festat e fundvitit për gjithë shqiptarët. Ne e kemi përgatitur kadaifin në një mënyrë tjetër, duke i bërë rolè copat. Në këtë mënyrë prezantohet më bukur dhe është më i lehtë për tu shërbyer.

Kompekaj

Kompekaj është një ëmbëlsirë e njohur shqiptare. Procesi i përgatitjes se kësaj ëmbëlsire mund te duket i komplikuar, por rezultati ja velen ta provoni. Ndiqni gjithashtu video recetën e përgatitur posaçërisht.