Bukë miell gruri e bërë në shtëpi

Bukë miell gruri e përgatitur në shtëpi ka një shije të veçantë dhe është shumë e shijshme. Sidomos kur del e ngrohtë nga furra. Përgatitja e bukës në shtëpi nuk kërkon shumë mundin, por brumi ka nevojë për kohen ë vet.

Bukë miell gruri e bërë në shtëpi

Prep Time30 minutes
Cook Time30 minutes
Resting1 hour
Total Time2 hours
Course: Bread
Cuisine: Albanian
Keyword: buke
Sasia: 6 persona
Kalori: 200kcal

Përbërësit

  • 1 kg miell gruri
  • 700 mL ujë
  • 1 gotë kos i bardhë
  • 1 lugë e vogël mjaltë
  • pak kripë

Përgatitja

  • Përgatitja e majasë në shtëpi bëhet një ditë para se të gatuajmë bukën. Kjo lloj mënyre është më e shëndetshme sesa produktet kimik që shiten ne treg. Duhet të kujtohemi që këtë proces ta kryejmë më parë dhe rezultati i bukës në shtëpi është fantastik pa asnjë lloj agjenti kimik.
  • Në një enë hedhim një gotë kos, mjaltin dhe një gotë miell. E trazojmë mirë dhe sipër e mbulojmë me miell. Enën e mbulojmë dhe e lemë në një temperaturë 30 gradë C. Duhet të bëjmë kujdes pasi ena duhet të jetë e madhe se brumi dyfishohet.
  • Hedhim miellin në një enë të thellë, majanë që përgatitëm një ditë më parë, ujin, kripën dhe e trazojmë për gati dhjetë minuta. Brumi duhet të marrë një strukture homogjene. Mund të jetë e nevojshme ta punojmë edhe për disa minuta të tjera. Më pas e mbulojmë dhe e lemë në furrë të sobës për një orë.
  • Pasi brumi është dyfishuar, e marrim enën dhe e punojmë brumin për gati një minutë. I vëmë kapakun përsëri enës dhe e lemë për 15 minuta.
  • Pas 15 minutash, e marrim brumin dhe i japim formën e tavës ku do ta pjekim. Me pas e vendosim në tavën e pjekjes të lyer me vaj.
  • Tavën e futim në furrë dhe e lemë derisa brumi të dy ose trefishohet.
  • Pasi e shikojmë që brumi ka ardhur, e pjekim në furrë të nxehur për 30 minuta në temperaturën 200 gradë.
  • Buka miell gruri është gati. Fikim sobën dhe bukën e lemë brenda edhe 20 minuta që të kullojë mirë.

Karbohidratet janë të domosdoshme për trupin e njeriut. Gruri i përmban këto me shumicë.

Buka për shqiptarët ka qanë përherë e pranishme në tavolinat e tyre.

Mund ta shërbejmë bukën të ngrohtë ose mund ta ruajmë një një vend të thatë për dy tre dite.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kos i Bardhë

Fermentimi i qumështit mund të jetë një nga teknikat më të vjetra. Shume amvisa e kanë lëne bërjen e kosit ne shtëpi me futjen në masë të produkteve bulmetit në treg.

Salcë pesto gjenoveze

Salca e quajtur pesto gjenoveze e ka origjinën pikërisht në Genova të Italisë. Kjo është një salcë mjaft e njohur jo vetëm në Itali, por edhe në mbarë botën. Në bazë të kësaj recete janë borziloku i freskët e fistikët.

Çfarë është Maja Natyrale?

Në këtë artikull do të mësoni më shumë rreth Maja Natyrale të përgatitur në shtëpi. Përgatitja në shtëpi sugjerohet sepse ju jep një rezultat fantastik në produktet e përdorura dhe sigurisht është shumë e shëndetshme.