Trahana – Kuzhina Shqiptare

Trahana është një pjatë e vjetër ballkanase, e cila është përdorur dhe përdoret edhe në Shqipëri. Duke parë se është një pjatë me pak shpenzime ajo ka qenë prezente çdo mëngjes në stinën e dimrit kur burimet ushqimore ishin më të rralla. Gatimi i trahanas bëhet sipas krahinave, mund të shtohet gjalpë dele apo gjize dhie. Edhe gatimi i trahanase me lëng mishi e yndyre është shumë i përhapur.

Trahana mund të përgatitet në disa mënyra. Trahanaja është një ushqim që gëzon vetitë e dobishme të fermentimit duke ushqyer më së miri aparatin tretës.

Trahana – Kuzhina Shqiptare

Prep Time10 minutes
Cook Time15 minutes
Total Time25 minutes
Course: Breakfast
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 2 persona
Kalori: 150kcal

Përbërësit

  • 80 gr trahana e zëne me kos
  • 400 ml ujë
  • 2-3 feta bukë e thekur
  • vaj ulliri ose gjalp
  • kripë
  • djathë sipas dëshires

Përgatitja

  • Trahanaja është mirë të lihet në ujë të ftohtë një natë më përpara ose të paktën një orë para përgatitjes në mëngjes.
  • Në një enë hedhim masen e ujit dhe e vendosim në zjarr. E lemë ujin sa të ngrohet mirë dhe hedhim trahanan duke e trazuar shpesh që të mos krijohen kokrra.
  • Duke e trazuar vazhdimisht, ajo do te trashet dhe e lemë të zjej për tre – kater minuta duke e përzier. E heqim nga zjarri, hedhim bukën qe kemi bërë në copa të vogla, e trazojme dhe e mbulojmë me kapak duke e lenë të mbyllur për dy-tre minuta.
  • E servirim në pjatë me vaj ulliri ose me gjalp dele. Sipas dëshirës mund t’i hedhim djathë, gjizë dhie ose spec të kuq sipër.
  • Një mënyrë tjetër për përgatitjen e trahanas është skuqja e saj me vaj ose me gjalpë dhe me pas i hedhim ujin e nxehtë.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit

Qëndroni të sinkronizuar me faqen tonë duke u abonuar falas në njoftimet e faqes për receta gatimi, shkruaj adresen email dhe konfermo kodin e sigurisë. Ju ftojmë të merrni pjesë edhe në diskutimet e recetave në fund të faqes në hapësirën e komenteve.

8 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kungull tave në dy versione

Receta për kungull tavë është një mënyrë e thjeshtë për të përgatitur këtë perime. Kjo recetë gatimi është një gatim tradicional që përdorej shumë nga gjyshet tona, të cilat i ruanin kungujt në vend të errët dhe pa lagështi dhe kështu kishin kunguj për gjatë gjithë dimrit.

Japrak me gjethe rrushi

Japrak me gjethe rrushi është një pjate shumë e shijshme dhe ideale për këtë periudhë të vitit. Japrakët mund ti gatuajmë edhe me gjethe lakrash të ndryshme, por shija e tyre e veçantë është të gatuhen me gjethet e njoma të hardhisë së rrushit.

Tavë balte me spinaq

Tavë balte me spinaq është një gatim mjaft interesant për tu provuar. Vlerat ushqimore te spinaqit dihen që janë të mëdha. Prandaj dhe recetën e sotme e kemi zgjedhur me këtë përbërës.