Si të gatuajmë gjellë me thjerrëza

Gjelle thjerrëza ka vlera të shumta ushqyese dhe pak kalori. Prandaj thjerrëzat cilësohen si aleat i pazëvendësueshëm për shëndetin dhe që duhen konsumuar gjatë gjithë vitit.

Si të gatuajmë gjellë me thjerrëza

Prep Time10 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time40 minutes
Course: First plate
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle
Sasia: 2 persona
Kalori: 160kcal

Përbërësit

  • 250 gr thjerrëza
  • 500 ml ujë
  • 2 – 3 thelpinj hudhër
  • 1 kokërr qepë
  • 1 karrotë
  • 2 gjethe dafine
  • salcë domate ose spece
  • kripë
  • pak rigon
  • piper sipas dëshirës

Përgatitja

  • Në fillim lajmë thjerrëzat me ujë të ngrohtë. Më pas mund të vazhdojmë të hedhim në një enë të gjitha asortimentet së bashku. E vendosim enën në zjarr të ulët për rreth 20 minuta.
  • Pasi shohim që thjerrëzat kanë zier, me ndihmën e një lugë, shtypim qepën dhe karotën.
  • I hedhim salcë domate ose spece sipas dëshirës.
  • Në fund e rregullojmë me kripë dhe piper.
  • Gjelle thjerrëza është një recetë gatimi e shpjetë dhe pa shumë mundim, ideale kur nuk kemi shumë kohë dhe duam të konsumojmë diçka me vlera ushqyese.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit

10 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta per Supe Franceze

Supa francese ose supa me qepë (soupe à l'oignon) është një pjatë shumë e njohur në Francë dhe jo vetëm. Kjo pjatë është tradicionale edhe për shumë vende të tjera pasi është një pjatë e varfër, me pak përbërës ku mbizotëron qepa.

Supë krem me patate dhe kungull

Dhe pse në prag të pranverës një supë krem me kungull mund të shijojë shumë. Përgatitja e kësaj supës është shumë e thjeshtë dhe nuk kërkon shumë kohë por mbi të gjitha është shumë e shijshme dhe përmban shumë vlera ushqimore.

Si të gatuajmë Supë me domate

Supë me domate përgatitur me domate të freskëta sjell në tavolinë një freski dhe shije fantastike. Një pjatë vetëm pak përbërës dhe shumë e lehtë. Përveç recetës tradicionale, ka shumë mënyra për ta bërë supën me domate edhe më të mirë