Lakra turshi – Receta Gatimi

Lakra turshi është pjesë e kuzhinës shqiptare për stinën e dimrit. Lakra turshi është një ushqim që fal përmbajtjes së saj ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekujlibrit biolgjik të organizmit. Ajo parqet një thesar të vërtetë të vitaminave. Ne do të japim recetën për përgatitjen e turshisë në mënyrë shumë të shpejtë.

Lakra turshi – Receta Gatimi

Prep Time20 minutes
Total Time20 minutes
Course: Salad
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 4 vazo
Kalori: 160kcal

Përbërësit

  • 1 kg lakër e bardhë
  • 1 lugë gjelle kripë

Përgatitja

  • Lakrën e pastrojmë dhe e presim në fije të gjata të holla.
  • Në një enë qelqi fillojmë të hedhim lakrën pjesë-pjesë duke e spërkatur vazhdimisht me kripë.
  • E mbulojmë dhe e lemë të pushojë për gati një orë. Do të shikojmë që volumi i lakrës ka rënë.
  • Marrim një enë tjetër dhe hedhim në të, çerekun e masës dhe e shtypim nga sipër me bishtin e lugës së drurit. Kështu vazhdojmë sa të mbarojë e gjithë lakra.
  • Gjatë kësaj kohe, lakra ka lëshuar ujin e vet.
  • Masën e lakrës me gjithë ujin e hedhim në vazo. Sipër lakrës që është në vazo i vemë një peshë që lakra të fundoset dhe uji i vet të dali lartë.
  • E mbyllim vazon me kapak dhe për tre ditë turshia është gati për tu përdorur.
  • Vazot me lakra turshi mund ti ruajmë në një vënd të errët dhe larg nga lagështia. Pasi të kemi hapur vazot me lakra turshi, duhet ti konsumojmë një një kohë të shkurtër.
  • Kjo recetë gatimi, është ideale për të shoqëruar fasule ose receta të tjera të kuzhinës shqiptare.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimi

0 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sallatë me domate

Në këtë stinë gjejmë domate shumë të shijshme dhe ku ka më mirë në ditë të nxehta se sa një sallatë e freskët. Në këtë stinë gjejmë domate shumë të shijshme dhe ku ka më mirë në ditë të nxehta se sa një sallatë e freskët.

Perime në Avull

Perimet bëjnë shumë mirë për shëndetin tonë, sepse përmbajnë vitamina nga më të ndryshmet. Duhet ti konsumojmë sa më shumë gjatë vakteve. Perimet, në çfarë do lloj mënyre i gatuajmë, nuk duhen të jenë shumë të ziera sepse humbasin të gjitha vlerat ushqyese. Zierja në tenxhere me avull është mënyra më e mirë e më e shëndetshme për të gatuar perimet dhe jo vetëm. Në këtë mënyrë perimet nuk janë në kontakt me ujin dhe ruajnë të gjitha vlerat ushqyese.