Kernacka Korçe – Kuzhina Shqiptare

Kernacka është një recetë karakteristike e zonës së Korçës ku përbërsi kryesor është mishi. Pjekja në sgare e kernackave i jep akoma më shumë shije.

Kernacka Korçe – Kuzhina Shqiptare

Prep Time20 minutes
Cook Time20 minutes
Total Time40 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 4 persona
Kalori: 320kcal

Përbërësit

  • 1 kg mish të grirë viçi ose derri
  • 2 kokrra qepë
  • 100 ml qumësht
  • 4 -5 thelpinj hudhra
  • 1 kokërr vezë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 feta bukë
  • piper
  • kripë
  • rigon

Përgatitja

  • Në fillim regjim bukën në qumësht. Më pas, pastrojmë qepët dhe hudhrat dhe i grijmë në mikser kuzhine veç pak sekonda. Mishin e hedhim në një enë. Në të bashkojmë qepët dhe hudhrat e grira. Shtojmë më pas vezën, piper, kripë, rigon dhe vajin e ullirit ekstra të virgjer.
  • Kullojmë bukën dhe e copëtojmë mbi enën me mish. E trazojmë gati 5-6 minuta derisa masa të jetë homogjene.
  • Masën për kernacka e lemë të pushojë për 20 minuta. Më pas marrim me dorë pjesë nga brumi dhe i japim formë cilindrike.
  • I rreshtojmë të gjitha në një pjatancë larg nga njëra tjetra që të mos ngjiten dhe kernackat janë gati për tu pjekur.
  • Kërnackat që të bëhen të shijshme piqen në zgarë, në pamundësi i skuqim në një tigan me pak vaj ulliri.

Kërnackat shoqërohen me sallate ruse sipas dëshirës dhe sidomos edhe me një birre Korça.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit!

Shikoni dhe videot e ArtiGatimit në Youtube. Komentoni recetën e gatimit që dëshironi të shikoni dhe gjithashtu mirëpresim çdo koment apo kritikë mbi recetat.

66 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pulë me Kunguj e Rukola

Kjo është një mënyrë e veçantë për të gatuar pulën, më saktësisht mishin e bardhë të pulës (pjesën e kraharorit). Një pjatë e thjeshtë për tu përgatitur, dhe e shpejtë sepse mishi i bardhë piqet shumë shpejt. Mishin e shoqërojmë me kunguj dhe sallate rukola.

Mish pule me portokalle

Kjo pjatë është një pjatë e lehtë dhe e shëndetshme. Mishi i bardhë i kraharorit të pulës është shumë i mirë nëse gatuhet në mënyrën e duhur. Ky mish është i këshillueshëm edhe për fëmijët e vegjël. Kjo recetë e shpejtë është e përshtatshme edhe për ta. Mjafton pak mish i bardhë dhe portokalle dhe në pak minuta do të keni një pjatë të shijshme.

Shishqebap me mish derri e perime

Shishqebapi përgatitet në mënyra të ndryshme. Mund ta përgatisim me mish derri, qengji, pule epo viçi të njomë. Ne, në këtë recetë i kemi përgatitur edhe me perime e salsiçe të freskëta. Shishqebapi përgatitet në çast, në momentin që do ta shërbejmë, pasi i ftohtë nuk ka shumë shije. Mishi i përgatitur shkohet në shufra druri ose metalike ose në degë dafine apo rozmarine, ( këto të fundit i japin akoma më shumë shije) dhe piqet në skarë apo mbi prush.