Flija – Recetë Tradicionale Kosovare

Flija është një recetë tradicionale kosovare, por që gatuhet edhe në Shqipëri, krysisht në zonën e veriut. Sipas traditës, flija piqet në saç por mund ta pjekim edhe në sobë. Ajo është shumë e pëlqyer dhe idale për stinën e dimrit.

Flija – Recetë Tradicionale Kosovare

Prep Time20 minutes
Cook Time50 minutes
Total Time1 hour 10 minutes
Course: First plate
Cuisine: Albanian
Keyword: byrek
Sasia: 6 persona
Kalori: 190kcal

Përbërësit

  • 1 kg miell
  • 700 ml ujë
  • 200 gr gjalpë
  • 300 ml kos ose ajkë qumështi

Përgatitja

  • Në një enë hedhim miellin, kripën, ujin e vakët dhe i trazojmë sa të bëhet një brumë më i hollë se ai i petullave. Nëqoftëse brumi del i trashë mund ti shtojmë edhe pak ujë të vakët.
  • Në tepsinë e nxehur dhe të lyer me gjalpë hedhim pak nga kjo masë e brumit në formë shiritash dhe në mes në formë rrethore.
  • E futim tavën në furrin e nxehur në temperaturën 200 gradë. Flija sipas recetes tradicionale kosovare duhet të piqet në saç. Karakteristika e kësaj pjekje e bën flinë akoma më të shijshme.
  • Sipër kemi paraqitur dhe një foto të çerepit, të cikit i vihen dru nën të dhe mundëson nxehjen sipër. Gatimet me çerep janë nga më të hershme në ballkan.
  • Kur shohim që masa është pjekur disi, nxjerrim tepsinë nga furra dhe mbushim shiritat e tavës që janë bosh. Pra në pjesën tjetët të tavës. Në shiritat që janë pjekur hedhim gjalpë dhe ajkë ose kos.
  • E futim përsëri në furr. Kështu vazhdojmë derisa të na mbarojë masa e brumit.
  • Në pjesën e sipërme hedhim vetëm gjalpë. E lemë në furrë edhe pesë minuta dhe e nxjerrim nga furra.
  • Flija shërbehet e ngrohtë dhe shoqërohet me kos ose me djath.

Ju bëftë mirë nga Arti Gatimit

cover photo via shutterstock by upslim

0 Shares
2 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Khachapuri

Khachapuri (Chaczapuri) është një pjatë tjetër tradicionale gjeorgjigjiane. Mënyra e gatimit dhe e formës që i jepet mund të ndryshojë nga krahina në krahinë. Zakonisht mbushet me djathë tipik të zonës, vezë dhe përbërës të tjerë.

Petulla me maja – Coccoli

Petulla me maja apo siç njihen në zonën e toskanës nga vjen kjo recetë coccoli janë petulla të thjeshta me pak përbërës por shumë të shijshme. Shoqëruar me feta proshutë të holla këto petulla me maja nuk kanë as nevojë për kripë.

Pite të mbushura

Pite të mbushura është një mënyrë tjetër e të përgatiturit të piteve në tigan. Sot kemi paraqitur recetën e përgatitjeve të pite të mbushura dhe që piqen në furrë. Amvisat tona, pitet i bëjnë në tigan dhe kjo është një recetë për tu provuar.