Tavë me oriz dhe presh

Në vendin tonë janë të shumëllojshme gatimet me presh, sidomos në zonën e Myzeqesë kanë qenë ushqimi bazë për stinën e dimrit. Ne do japim një nga recetat që përdoret në këtë zonë, tave me oriz dhe presh.

Preshi e ka prejardhjen kryesisht nga Azia. Por prej shumë kohësh është kultivuar edhe në vendin tonë, sidomos ne zonën e Myzeqesë.
Preshi i freskët përmban proteina, lëndë të thatë, yndyra, karbohidrate, kripëra minerale.

Lëndët kryesore minerale të preshit janë: kalçium, kalium, natrium, magnez, hekur, fosfor, squfur i cili i jep aromën dhe shijen karakteristike gatimeve me presh.

Gatimet me presh duhet të përdoren nga të gjitha moshat, pasi ndikon shumë në mjekimin e disa sëmundjeve të sistemit nervor qendror.Ndihmon në kurimin e arteroisklerozës dhe në gjithë moshën e tretë, në dobësi dhe në lodhje fizike e psikie, në intrlektualët me jetë sedentare.

Receta për tavë ne oriz dhe presh, që është e shijshme, e shpejtë dhe ka një kosto të ulët.

Tavë me oriz dhe presh

Prep Time15 minutes
Cook Time25 minutes
Total Time40 minutes
Course: First plate
Cuisine: Albanian
Keyword: healthy
Sasia: 4 persona
Kalori: 230kcal

Përbërësit

  • 1 kg presh
  • 100 gr oriz
  • 200 ml ujë
  • vaj ulliri
  • 50 gr salcë domate
  • piper i kuq
  • mëndrëz
  • kripë

Përgatitja

  • I lajmë mirë preshat me ujë të rrjedhshëm. Duhet t’i kontrollojmë mirë nga fundi sepse mund të mbajnë papastërti.
  • Preshat e lara presim me thikë në formë cilindri rreth 2 cm gjatësi.
  • Pasi i kemi përfunduar së preri i vendosim në një tavë të lyer me vaj ulliri. Sipër hedhim vajin dhe kripën.
  • I vendosim në furrë të nxehur më parë për gati 10 minuta. Tava ne oriz dhe presh mund të piqet edhe në çerep.
  • Ndërkohë sa të bëhen preshat, hedhim masën e ujit në një tenxhere duke e lënë në zjarr deri sa të vlojë.
  • Hedhim salcën dhe erëzat në ujin e vluar. Nxjerrim tavën nga furra, hedhim masën e orizit me dorë duke e hapur në gjithë sipërfaqen e tavës. Sipër hedhim ujin e vluar. E futim në furrën e nxehur në temperaturën 200 gradë C.
  • E lemë në furrë deri sa orizi të thithi të gjithë ujin. Pasi e shikojmë që orizi e ka thithur ujin, e fikim furrën dhe e lemë edhe 15 minuta të tjera.
  • Kjo recetë për tavë me oriz dhe presh shërbehet e ngrohtë.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Oriz me kërpudha

Orizi me kërpudha është një pjatë shumë e mirë dhe e përshtatshme për të gjithë, sidomos për ata persona që kanë probleme të intolerancës ushqimore siç janë personat çeliak të cilët alergjia kryesore u vjen nga mielli i grurit. Kjo pjatë është e shpejtë, e thjeshtë e me një rezultat vërtet të kënaqshëm

Rizoto me lakër dhe djathë gorgonzola

Rizoto me djathë gorgonzola e lakër të bardhë dhe me një pluhur kanelle sipër është një pjatë e parë shumë e shijshme dhe e veçantë. Shija e fortë e djathit gorgonzola bashkohet me atë të kanellës dhe të lakrës së bardhë dhe na jep këtë pjatë fantastike.

Supë Gruri

Supa e grurit është një pjatë e shijshme që mund ta shijojmë gjatë stinës së ftohtë. Gruri është i pasur me shumë vlera ushqyese si vitamina, kripëra minerale e fibre. Kjo është një pjatë e shëndetshme dhe e shijshme